Një ekip i KFOR-it gjerman, me seli në Prizren, i udhëhequr nga Dr. Cobanov më 05.07.2012 qëndruan për një vizitë informative në ambientet e termocentralit “Kosova B”.
Një pasqyrë të përgjithshme për prodhimin e energjisë elektrike, historikun e termocentraleve, sfidat me të cilat përballet kompania, administratën dhe strukturën organizative të KEK-ut dhe shumë informata të tjera, të pranishmit i morën nga Drejtori Ekkzekutiv i këtij termocentrali.
Një njoftim përmbledhës për Divizionin e Rrjetit dhe Furnizimit në Kosovë mbajtën edhe drejtorët ekzekutiv të divizioneve përkatëse.
Përfaqësuesit e KFOR-it gjermanë u ndanë të kënaqur për vizitën dhe përgëzuan punonjësit për punën që bëhet në këtë kompani për prodhimin e energjisë elektrike, që është bazë për zhvillimin ekonomik të vendit.
Nikoqirët thanë që KFOR-i jo vetëm në cilësinë e konsumatorit, por edhe si bashkëpunëtor dhe mbështetës të KEK-ut, është i mirëseardhur.
Pastaj vizita vazhdoi në sallën e makinave dhe në dhomën e komandës.