KEK-u dëshiron të kontestojë komentet e fundit të bëra nga Oliver Ivanovic (nga Ministria Serbe për Kosovë), të cilat ishin paraqitur në uebfaqen www.english.albeu.com. Në këtë artikull, Z. Ivanovic gabimisht thekson se konsumatorët në Kosovën Veriore po furnizohen me energji elektrike nga Kompania Elektroenergjetike e Shtetit Serb - EPS. Në realitet, KEK-u është i vetmi entitet që është duke furnizuar pjesën përtej lumit Iber me energji elektrike. Për më tej, KEK-u është operatori i vetëm i licencuar i sistemit të distribucionit dhe ofruesi i vetëm publik në tërë territorin e Kosovës. Asnjë entitet tjetër nuk është i licencuar për të zhvilluar ndonjërën prej këtyre aktiviteteve.
Prandaj, thelbi i asaj që Z. Ivanovic po e sugjeron - respektivisht që EPS po operon si furnizues në Kosovën Veriore, në secilin rast do të ishte joligjore sipas ligjit të Kosovës dhe BE-së.
http://english.albeu.com/albania-news/kosovo,-the-northen-receives-energy-only-from-serbia/41356/
Kosova Veriore pranon energji elektrike vetëm nga Serbia - zyrtarët serbë në Beograd dhe në Mitrovicën Veriore kanë refuzuar menjëherë paralajmërimet e zëvendës kryeministres së Kosovës, Edita Tahiri, e cila tha që javën e ardhshme do të bisedohet për borxhin që pjesa veriore e ka ndaj KEK-ut. Sekretari i Ministrisë së Kosovës në qeverinë e Beogradit, Oliver Ivanovic, tha: "Të paguhet KEK-u ose autoritetet në Prishtinë për energjinë elektrike të shpenzuar në Veri, natyrisht që nuk do të jetë temë e bisedimeve në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Një prej temave mund të jetë energjia, mirëpo kjo në kuptimin që qeveria në Prishtinë duhet ta kuptojë se EPS dhe KEK janë partnerë, mirëpo EPS prodhon energji elektrike dhe e furnizon atë, prandaj është vetëm EPS ai që mund të merr paratë. |