Ditëve të fundit ka patur raportime në media se si dy prona janë djegur nga kontakti me energji elektrike. Specifikisht bëhet fjalë për dy prona në komunën e Deçanit, përkatesisht pronën e z. Beqir Tahirsylajt nga fshati Isniq të cilit i ishte djegur Garazha dhe të z. Blerim Thaqi nga Lluka e Epërme të cilit i ishte djegur Shtalla e bagëtive. Në të dy rastet komisionet e KEK-ut kanë dalur në vendit e ngjarjes dhe është evidentuar se shkaktar i zjarrit nuk ka qenë ndonjë defekt nga energjia elektrike. Nuk kishte asnjë shenjë të tillë se kishte ndonjë problem në rrjetin elektrik edhe pas analizave detaje të bëra. Madje në rastin e dytë edhe vetë pronari e ka pranuar se nuk bëhet fjalë për djegie nga energjia elektrike. KEK sh.a. shprehë keqardhjen për djegien e pronave, por nuk mund të bartë fajësinë që nuk e ka edhepse disa media kanë raportuar gabimisht.
Në një situatë të tillë, KEK kërkon nga të gjitha mediat që para se të raportojnë të mbështeten në vlerësimet profesionale të ekipeve të korporatës të cilat në secilin rast të dyshuar shkojnë në vendin e ngjarjes, sikurse edhe të autoriteteve tjera që bëjnë ekspertiza në këto raste.
Korporata nuk mund të mbajë përgjegjësi nëse djegiet e pronave apo raste të ngjashme ndodhin si pasojë e defekteve të brendshme dhe nga mediat KEK-u nuk është profesionale të fajësohet asessi. Janë shënuar disa raste të raportimeve të ngutshme mediale që nuk bazohen në të vërtetat faktike. Korporata mbetet e përkushtuar që të krijojë partneritet me të gjitha mediat, por qëllimi i përbashkët mbizotërues të jetë gjithnjë plasimi i të vërtetës.
KEK po bën çka është e mundur që të rrisë në maksimum sigurinë e furnizimit me energji elektrike, por kujdes maksimal duhet të tregojnë edhe pronarët e patundshmërive, sidomos gjatë instalimit të brendshëm të rrymës dhe mirëmbajtjes së sajë. Kjo duhet të bëhet nga ekspertë të specializuar në mënyrë që të mos vije deri tek rastet e padëshiruara.