Sot me datë, 13 Prill, 2016 duke filluar nga ora 10:00 një delegacion nga kontingjenti i KFOR-it, Gjerman vizitoi KEK-un.
Delegacioni prej 40 anëtarësh i udhëhequr nga koloneli, Freiherr von Keyserlingk, është pritur dhe shoqëruar nga z. Arben Gjukaj- Drejtor Menaxhues i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) me bashkëpunëtor. Ata fillimisht vizituan sallën e makinerisë dhe dhomat kontrolluese të njësive gjeneruese në TC ”Kosova A” Divizionin e qymyrit dhe “Kosova B” ku u njoftuan për së afërmi nga z. Gjukaj lidhur me gjendjen aktuale teknike dhe operuese të pajisjeve përkatëse.
Delegacioni u interesua rreth gjenerimit të energjisë, eksploatimit të qymyrit dhe mbrojtjes së mjedisit, koloneli Freiherr von Keyserlingk, e falënderoi z. Gjukaj me bashkëpunëtor për pritjen që iu organizua delegacionit dhe theksoi; “Fillimisht, në emër të delegacionit dua ta shpreh falënderimin tim për pritjen e organizuar nga z. Gjukaj me bashkëpunëtor. Ne jemi qe 6 muaj këtu në Kosovë dhe si konsumues te energjisë deshëm që më për së afërmi të shohim ku po prodhohet energjia, nga ku po furnizohemi dhe me fjalë të tjera ku po jetojmë. Ne jemi jashtëzakonisht të impresionuar me punën e KEK-ut, në veçanti se si po menaxhoni të harmonizoni punën me dy teknologji të ndryshme ato të vjetrat dhe këto të rejat, gjithashtu ndjehem shumë mirë kur shoh se sa I përkushtuar është menaxhmenti I KEK-ut që ti arrij standardet e BE-se, ne sektorin e energjisë.
Duke falënderuar kolonelin, Freiherr von Keyserlingk dhe oficerët e kontingjentit Gjerman të KFOR-it, për interesimin e shprehur për punën dhe sfidat e KEK-ut, drejtori Menaxhues, Arben Gjukaj tha; “Unë sot ndihem I nderuar qe gjendem këtu me ju, sepse së pari kur e shohim uniformen e juaj ndjejmë siguri, pastaj, për punën e juaj larg familjeve tuaja, por mbi të gjitha që qeveria juaj ka investuar shumë në vendin tonë por edhe në KEK e sidomos në TC”Kosova A”.
Përkundër sfidave, që paraqiten në vazhdimësi, për shkak të vjetërsisë së njësive prodhuese, duke bartur barrën e tërë sektorit të energjisë në vend, KEK është duke vazhduar me prodhim stabil dhe të qëndrueshëm të energjisë elektrike. Përveç kësaj, siç kemi dëshmuar edhe gjatë pesë viteve të fundit, një nga objektivat kryesore të korporatës ishte dhe mbetet mbrojtja e mjedisit ku operojmë, në këtë drejtim KEK-u, ka investuar mbi 50 milion euro kryesisht nga mjetet vetanake”.