KEK sh.a. njofton se kompania Çlirimi e angazhuar nga Komuna e Prishtinës ka dëmtuar kabllot nëntoksore 10 kV (kilovolt) të trafostacioniy TS 110 kV Pr 1. Si pasojë e kësajë 880 konsumatorë të lagjes Emshir të kryeqytetit kanë mbetur pa energji elektrike. Kjo nuk është hera e parë që ky kontraktor dëmton këto kabllo duke I lënë konsumatorët e korporatës pa energji elektrike. Ndërsa, ka me dhjetra raste kur kontraktorët e komunës dëmtojnë kabllot nëntokësore ku po pësojnë konsumatorët dhe po dëmtohet imazhi i korporatës.
KEK sh.a. kërkon në këtë situatë si nga Komuna e Prishtinës, ashtu edhe nga të gjithë kontraktorët punëkryes që të marrin hartat e vendosjes së kabllove nëntokësore dhe të kenë kujdes të mos i prekin kabllot. KEK kërkon edhe nga Inspektoriati komunal i punës që të ndërmarrë masa në këtë drejtim sepse gjendja e kabllove në atë pjesë si pasojë e dëmtimeve nga kontraktorët e komunës është shumë e rëndë.