KEK sh.a. njofton se kompania „EURO-ING“ Rahovec, sot më 23.07.2012 gjatë punimeve në sheshin „ Skenderbeu“ - Gjakovë, afër Trafostacionit – 76 ka dëmtuar dy kabllo nëntoksore -IPO (3x185mm²)Al. Si pasojë e kësaj kanë mbetur pa energji elektrike Spitali i qytetit “Isa Grezda” dhe Spitali “Fati Im”. Ekipet e Mirëmbajtjes së KEK-ut kanë bërë të pamundurën duke bërë furnizimin alternativ nga dalja „Elektromotori-Deva“. KEK-u kërkon nga ky kontraktor që dëmin e shkaktuar ta kompenzojë sa më shpejt. Kjo nuk është hera e parë që kontraktorët punëkryes të komunave po dëmtojnë kabllot e KEK-ut duke i lënë konsumatorët e korporatës pa energji elektrike dhe po ashtu po dëmtojnë imazhin e Korporatës.
KEK sh.a. kërkon në këtë situatë si nga Komuna e Gjakovës, ashtu edhe nga të gjithë kontraktorët punëkryes që të marrin hartat e vendosjes së kabllove nëntokësore dhe të kenë kujdes të mos i prekin kabllot. KEK kërkon edhe nga Inspektoriati komunal i punës që të ndërmarrë masa në këtë drejtim.