Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të të gjitha ekipeve të KEK-ut, në sanimin e problemeve teknike tek njësia B1, të gjitha problemet janë evituar sonte rreth orës 18:00, dhe kjo njësi është ristartuar rreth orës 20:00. Duke ju referuar planifikimit preliminar kjo njësi do të duhet të jetë në sistem rreth orës 02:00 eventualisht 03:00 te mesnatës!
Edhe pse njësia B1 sipas planifikimit është paraparë të ristartohet diten e nesërme në mesdit, fale angazhimit maksimal të punëtorëve të KEK-ut, kjo njësi u ristartua sonte.
Me këtë dëshmohet se KEK-u përveç se është bartës i stabilitetit të sektorit të energjsë, ka përgjegjësi të lartë edhe ndaj komunitetit dhe shoqërisë Kosovare.