
Qëllimi i kësaj Marrëveshjeje është ofrimi i bashkëpunimit të ndërsjellë për shfrytëzimin e shërbimeve që secila palë ofron. Shfrytëzimi i shërbimeve do të realizohet në mënyrë efikase dhe efektive, me synimin për të përmirësuar performancën financiare.
Palët do të ndihmojnë njëra-tjetrën në ofrimin e shërbimeve që kontribuojnë në zhvillimin e infrastrukturës dhe optimizimin e resurseve, sipas fushëveprimit të tyre:
KEK do të ofrojë shërbime për prodhimin e qymyrit dhe ndihmë me pajisje për transport dhe punë.
INFRAKOS do të ofrojë mbështetje lidhur me infrastrukturën hekurudhore. dhe
TRAINKOS do të ofrojë shërbime në fushën e transportit hekurudhor dhe logjistikës.
Kjo marrëveshje pritet të kontribuojë në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet sektorëve dhe në përmirësimin e efikasitetit të shërbimeve publike në Kosovë.

