Sot, z. Arben Gjukaj- Drejtor Menaxhues i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit me z. Shkelzen Syla- Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK).
Kjo marrëveshje ka për qëllim dhënien në shfrytëzim të hapësirës së Liqenit të Batllavës nga Korporata Energjetike e Kosovës për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Sipas kushteve të parapara në këtë marrëveshje palët janë dakorduar që KEK-u të lejoj shfrytëzimin e hapësirës së Liqenit të Batllavës për realizimin e trajnimit të Task Forcës së Sigurisë së Kosovës “Kërkim Shpëtim Ujor”.
Shfrytëzimi i Liqenit të Batllavës nga Task Forca e Sigurisë së Kosovës do të bëhet gjatë muajve Prill, Qershor dhe Shtator, për datat konkrete palët do të njoftohen me kohë, gjatë periudhës sa do të zhvillohen këto aktivitete në Liqenin e Batllavës do të mbikëqyren për së afërmi nga zyrtarët përgjegjës të FSK-së.