KEK sh.a. njofton se era e fortë dhe të reshurat e borës kanë shkaktuar shume prishje në Rrjetin e Shpërndarje së energjisë elektrike anë e kënd vendit. Prishje janë shkaktuar në të gjitha distriktet. Në Shtërcë është jashtë pune linja 35 kV për shkak të thyrjes së një shtylle. Ekipet e KEK-ut janë në terren dhe janë të përkushtuar që t'i evitojnë të gjitha këto prishje të shkaktuara nga moti i ligë.
Daljet 10 kV që janë në prishje nga ora 18:00:
Distrikti i Mitrovicës: 1 dalje 10 kV;
Distrkti I Prishtinës: 5 dalje 10kV;
Distrikti i Prizrenit: 2 dalje 10 kV;
Distrikti Ferizajt :6 dalje 10kV dhe TS 35kV Shtërpca me 8 dalje 10kV;
Distrikti i Pejës; 13 dalje 10 kV dhe LP 35 kv Fabrika e Akumulatorëve.
Jashtë funksionit janë gjithsej 36 dalje 10kV.
KEK sh.a. njofton se ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të shpërndarjes janë në gatishmëri të plotë dhe pritet që prishjet të eliminohen sa më pare që të jetë e mundur.