Ministri Blerand Stavileci dhe Drejtori Ekzekutiv i Bankës Botërore Frans Godts, gjatë vizitës në KEK njëzëri shprehën përkrahjen e sektorit të energjisë në Kosovë.
Sot, me 04 Maj, 2016, KEK-un e vizitoi ministri i MZHE Blerand Stavileci dhe drejtori ekzekutiv i Bankës Botërore, Frans Godts, delegacioni u prit dhe u shoqërua nga Drejtori Menaxhues i KEK-ut, z. Arben Gjukaj me bashkëpunëtorë, me çrast vizituan termocentralin “Kosova A dhe termocentralin “Kosova B”.
z. Gjukaj e informoi z. Stavileci dhe z.Godts për gjendjen aktuale, rezultatet e arritura, si dhe sfidat e proceset nëpër të cilat po kalon KEK-u.
z. Stavileci dhe z. Godts njëzëri shprehen përkrahjen e menxhmentit dhe punëtorëve të KEK-ut, që përkundër sfidave të ballafaqimit me stabilimenteve të një moshe të vjetër si dhe kushteve të rënda ata po bëjnë të pamunduren që Kosova të ketë një furnizim stabil me energji, duke bartur barrën e stabilitetit të tërë sektorit të energjisë në Kosovë.
Në përfundim të vizitës, ministri Stavileci theksoi; “Siq e dini ne po bëjmë përpjekje maksimale që sektorin e energjisë ta transformojmë, duke e ditur që me kapacitetet aktuale e mbulojmë një pjesë të madhe të konsumit me energji elektrike dhe t’ju them të drejtën nga këto vizita që po i bëjmë edhe nga kjo e sotmja duhet shprehur një konsideratë në mënyrë të veqantë për menaxhmentin dhe punëtorët e KEK-ut, të cilët edhe në këto kushte, teknologji dhe pajisje të vjetruara e bëjnë të pamunduren në mënyrë që të furnizojnë me energji elektrike gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”
Nga ana tjetër Drejtori Ekzekutiv i BB u shpreh; “Unë jam këtu për disa ditë sepse përfaqësoj interest e Kosovës në Bordin Ekzekutiv të BB, ne kemi dëgjuar shumë për sektorin e energjisë dhe kemi disa propozime në tavolinë, kam dashur që të shoh realitetin personalisht, pas asaj që pashë në dy termocetralet A dhe B. Jam shumë i impresionuar me angazhimin e Qeverisë, menaxhmentit dhe punëtorëve të KEK-ut, ne tani do të shikojmë se si do të vazhdojme të përkrahim Qeverinë dhe Kosovën në sektorin e energjisë”
Duke falenderuar ministrin Stavileci dhe drejtorin Ekzekutiv të BB Godts për përkrahjen e vazhdueshme të Ministrisë dhe Bankës Botërore drejtori Menaxhues i KEK-ut, Arben Gjukaj tha; “Përkundër sfidave, që paraqiten në vazhdimësi, për shkak të vjetërsisë së njësive prodhuese, duke bartur barrën e tërë sektorit të energjisë në vend, KEK është duke vazhduar me prodhim stabil dhe të qëndrueshëm të energjisë elektrike. Por, në planë afatgjatë ky stabilitet nuk mund të jetë i qëndrueshëm pa ndërtimin e kapaciteteve te reja dhe rindërtimin atyre ekzistuese. Përveç kësaj, siç kemi dëshmuar edhe gjatë pesë viteve të fundit, një nga objektivat kryesore të korporatës ishte dhe mbetet mbrojtja e mjedisit ku operojmë”.