Bordi i Drejtorëve i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK Sh.A.) ju njofton se ka përfunduar procesin e përzgjedhjes dhe emërimit të Kryeshefit Ekzekutiv, nëpërmjet një procedure të hapur, konkurruese dhe transparente, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet më të larta të qeverisjes korporative. Me përfundim të këtij procesi, z. Ylber Batalli është emëruar në pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të KEK Sh.A.
Megjithatë, i njëjti për arsye personale dhe profesionale, ka vendosur të mos e pranojë këtë detyrë.

Në përputhje me këtë vendim, z. Gramos Hashani do të vazhdojë të ushtrojë detyrën si U.D. i Kryeshefit Ekzekutiv, me kompetenca të plota, deri në përfundimin e procedurave të reja të rekrutimit ose deri në një vendim tjetër të Bordit të Drejtorëve

Bordi i Drejtorëve, në pajtim me kompetencat ligjore, e siguron opinionin publik se do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për ta rishpallur konkursin publik për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të KEK Sh.A. në një afat të arsyeshëm.

Korporata mbetet e përkushtuar drejt avancimit të proceseve në mënyrë transparent dhe konkurruese, për të garantuar zhvillim të qëndrueshëm në sektorin e energjisë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Bordi i Drejtorëve
KEK Sh.A