Siç jeni në dijeni, për shkak të sfidave të ndërlidhura me vjetërsinë e stabilimenteve pas periudhës mbi 35 vjeçare të operimit dhe eksploatimit, proceset e prodhimit nga njësitë ekzistuese gjeneruese të Termocentraleve Kosova A dhe Kosova B, janë shumë komplekse dhe vështirë të parashikueshme.
Pavarësisht kësaj, falë angazhimit të pashoq të gjithë punëtorëve në të gjitha hallkat e ndërlidhura të punës dhe menaxhimit efikas, brenda afatit rekord, është eliminuar defekti teknik në stabilimentet e përbashkëta të furnizimit me qymyr të Termocentralit “Kosova B”.
Si rezultat i këtij angazhimi, njësia B2 tashme është duke prodhuar me kapacitet optimal, përderisa njësia B1 gjatë orëve të mbrëmjes do të jetë në dispozicion për prodhim.
Si rrjedhim, në orët e mbrëmjes së datës 14.07.2015, prodhimi i energjisë elektrike nga njësitë gjeneruese të KEK-ut pritet të stabilizohet në tërësi sipas planit.
Në fund, KEK –u falënderon për mirëkuptim të gjitha palët që mund të ishin afektuar në këtë rast.