Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) ka kënaqësinë të njoftojë opinionin se ka mirëpritur rizgjedhjen e z. Valdrin Krasniqi si Kryesues i Bordit të Drejtorëve, si dhe të znj. Merita Kasapolli si anëtare e Bordit të Drejtorëve nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Po ashtu, KEK ka shprehur mirëseardhje të ngrohtë për anëtarët e rinj të bordit, z. Shpëtim Zharku dhe znj. Filloretë Gashi-Sadiku, të cilët do të kontribuojnë në krijimin e një të ardhme me inovacion dhe rritje të qëndrueshme për KEK.
Për anëtarët që kanë përfunduar mandatin e tyre, dëshirojmë të shprehim mirënjohjen më të thellë për kontributin e jashtëzakonshëm që ka qenë i rëndësishëm për suksesin e korporatës.
Sot, u mbajt mbledhja konstituive e Bordit të Drejtorëve të KEK sh.a. Pikat kryesore të rendit të ditës ishin: Konstituimi i Bordit të Drejtorëve të KEK sh.a., si dhe Raportimi mujor mbi aktivitetet e KEK sh.a. nga Kryeshefi Ekzekutiv (U.D.)
Bordi i Drejtorëve ka filluar punën me përkushtim dhe angazhim të plotë për të siguruar qeverisjen e duhur të korporatës, në përputhje me përgjegjësitë dhe kompetencat që rrjedhin nga Ligji për ndërmarrjet publike, si dhe sipas parimeve ndërkombëtare për qeverisjen korporative të ndërmarrjeve publike

Departamenti për Marrëdhënie me Publikun dhe Komunitete
KORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVËS (KEK)