NJOFTIM PËR KONSUMATORËT – PËR LIDHJEN E KONTRATAVE PËR FURNIZIM ME ENERGJI ELEKTRIKE BAZUAR NË FMF
Korporata Energjetike e Kosovës sh.a. (KEK) njofton opinionin publik dhe të gjitha bizneset se, bazuar në vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), nga data 01 qershor 2025 ka filluar zyrtarisht liberalizimi i tregut të energjisë elektrike në Kosovë.
KEK është përcaktuar si Furnizues i Mundësisë së Fundit (FMF) me mandat të vlefshëm deri më 30 Korrik 2025. Konsumatorët që nuk kanë zgjedhur ende furnizues në tregun e lirë kane kaluar automatikisht te Furnizuesi i Mundësisë së Fundit (FMF) dhe furnizohen me energji elektrike nga dt. 01 qershor 2025 nga KEK-u.
Obligimet që rrjedhin nga liberalizimi i tregut
• Afati ligjor për furnizim nga FMF ka filluar më 01.06.2025.
• Afati për lidhjen e kontratave me KEK si FMF është 8 ditë nga kjo datë.
Për këtë qëllim, ju lutemi qe menjëherë të na kontaktoni në adresën zyrtare:
furnizimi@kek-energy.com ose në tel: 080010600
Në komunikim, përfshini këto të dhëna të përditësuara të subjektit tuaj:
• Numri i biznesit (NUI)
• Emri i biznesit, sipas regjistrimit zyrtar ne ARBK
• Pikat matëse
• Adresa e biznesit
• Kontaktet (e-mail dhe numër telefoni)
• Letërnjoftim i personit te autorizuar
Për çdo paqartësi apo nevojë për informata shtesë, stafi ynë është në dispozicion.
Departamenti për Marrëdhënie me Publikun dhe Komunitete
KORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVËS
e-mail: info@kek-energy.com
www.kek-energy.com