Të nderuar konsumatorë,
Ju falënderojmë për interesimin e treguar dhe bashkëpunimin tuaj të vazhdueshëm.
Për shkak të interesimit të jashtëzakonshëm nga ana e bizneseve, si dhe pamundësisë për të realizuar të gjitha kontratat brenda afatit të paraparë, ju njoftojmë se afati për lidhjen e kontratave për Furnizim të Mundësisë së Fundit (FMF), bazuar në vendimin e ZRRE-së, është shtyrë deri nesër, më datë: 13.06.2025
Nëse jeni ndër konsumatorët që preken nga ky vendim dhe ende nuk keni lidhur kontratën tuaj, ju ftojmë të veproni sa më parë.
ℹ️ Për informata shtesë apo asistencë në procesin e lidhjes së kontratës, ju lutemi na kontaktoni:
📧 furnizimi@kek-energy.com
📞 0800 10600
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!