Të nderuar konsumatorë,
Korporata Energjetike e Kosovës sh.a. (KEK) njofton se, bazuar në vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), nga data 01 qershor 2025 ka hyrë në fuqi liberalizimi i tregut të energjisë elektrike, që nënkupton kalimin e detyrueshëm të konsumatorëve (biznese) në tregun e hapur të energjisë. Në këtë kuadër, KEK është përcaktuar si Furnizues i Mundësisë së Fundit (FMF), për një periudhë kalimtare deri më 30 korrik 2025, për konsumatorët që ende nuk kanë zgjedhur furnizues në tregun e lirë.
Statusi aktual i kontraktimit:
• Deri më tani, 20% e konsumatorëve të kaluar automatikisht në tregun e hapur kanë nënshkruar kontrata me KEK si FMF.
• Kontratat e FMF janë standarde të miratuara nga ZRRE dhe zbatohen njësoj për të gjithë konsumatorët në këtë kategori.
• Përveç kësaj, KEK ka nënshkruar 15 kontrata komerciale me konsumatorë që kanë zgjedhur furnizim të drejtpërdrejtë.
Vëmendje për konsumatorët:
• Furnizimi përmes FMF është i përkohshëm dhe i kufizuar në 60 ditë, nga data kur ka filluar furnizimi (01.06.2025).
• Çmimi i energjisë është i bazuar në treg, ndërsa marzha (tarifa shtesë) përcaktohet sipas rregullores së ZRRE-së.
Rekomandim: Inkurajojmë të gjithë konsumatorët që sa më parë të zgjedhin furnizuesin e tyre në tregun e hapur, për të siguruar vazhdimësi të shërbimit më të qëndrueshëm dhe në kushte më të favorshme. Për çdo informacion shtesë apo ndihmë, mund të na kontaktoni:
📧 furnizimi@kek-energy.com 📞 080010600