Pas angazhimit maksimal të ekipit të KEK-ut, pas disa orësh është sanuar problemi me Elektrofiltrin e njesisë B2 dhe njësia është kthyer në punë. Me këtë rast nga pasmesnata të gjitha njesitë e KEK-ut, janë duke prodhuar sipas planit.
Përndryshe KEDS-i ishte njoftuar me kohë rreth problemeve me elektrofiltrin e njesisë B2 para se njesia të ndalet nga puna.
Me këtë dëshmohet edhe njëherë se KEK-u përveq se është bartës i stabilitetit të sektorit të energjsë, ka pergjegjesi të lartë edhe ndaj komunitetit dhe shoqerisë Kosovare.
Vlenë të theksohet se për zhvillimin e këtij sektori mjaftë të rëndësishëm si për qytetarët e vendit ashtu edhe për zhvillimin gjithëmbarshëm ekonomik, përveq KEK-ut, një angazhim i tillë është i nëvojshëm edhe nga të gjitha subjektet e nderlidhura me sektorin e energjisë.