Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ju siguron se mirëqenia dhe kushtet e punës së punonjësve mbeten prioritet i lartë i Bordit të Drejtorëve dhe Menaxhmentit, në përputhje me përgjegjësitë profesionale dhe ligjore për zhvillimin e qëndrueshëm të ndërmarrjes, sigurinë e operimeve dhe përmirësimin e performancës mjedisore.
KEK-u mbetet i përkushtuar ndaj dialogut social me partnerët tanë socialë (dy sindikatat) për trajtimin e drejtë të çështjeve që lidhen me mirëqenien e punonjësve, gjithmonë në përputhje me performancën dhe mundësitë reale të ndërmarrjes.
Bordi dhe Menaxhmenti vazhdimisht kanë treguar gatishmëri për të dëgjuar dhe adresuar kërkesat e punonjësve dhe sindikatave, duke ruajtur stabilitetin financiar. Për vite me radhë, KEK ka ofruar përfitime të rëndësishme për punonjësit, përfshirë sigurim shëndetësor, transport, shujta të dinjitetshme, pagesa jubilare, pagesën e përvojës së punës, rritje lineare të pagave dhe bonuse vjetore.
Për ilustrim dhe transparencë, bazuar në të dhënat zyrtare të Burimeve Njerëzore, bashkëngjitur gjeni tabelën me pagat, bonuset dhe përfitimet e punonjësve ndër vite.