Përfundon me sukses, në afat optimal, intervenimi në njësinë B1 KEK sh.a. njofton, se si rezultat i një angazhimi të palodhshëm dhe përkushtimi të jashtëzakonshëm të punëtorëve të Termocentralit “Kosova B”, me një dinamikë të përshpejtuar, për më pak se 20 orë kanë përfunduar me sukses të gjitha veprimet e domosdoshme teknike në njësinë B1, dhe që nga ora 21:00, njësia gjeneruese B1 e Termocentralit “Kosova B” është kthyer në operim. Si rrjedhim, KEK-u është duke prodhuar energji elektrike konform planit dhe bilancit elektro-energjetik. Në këtë rast, KEK sh.a. falënderon për punën e bërë të gjithë punëtorët e angazhuar për kthimin në punë të njësisë B1. Njëkohësisht, falënderojmë për mirëkuptimin e treguar të gjitha palët e ndërlidhura që mund të kenë qenë të afektuara në këtë rast.