KEK sh.a. njofton se si rezultat i një angazhimi të palodhshëm dhe përkushtimi të jashtëzakonshëm të punëtorve të Termocentralit Kosova B, me një dinamike të përshpejtuar, për më pak se 12 orë, kanë përfunduar me sukses të gjitha veprimet e domosdoshme teknike në njësinë B1. Në këtë vije, njësia në fjalë është lëshuar në punë, dhe pritet që sonte, 12 prill 2014, para orëve të konsumit maksimal, të kthehet në operim të plotë.   Në këtë rast duhet sqaruar se në vijë me nivelin e stabilizimit të arritur vitin e kaluar, brenda afatit rekord, KEK kthen nivelin e prodhimit konform bilancit elektro-energjetik. Si rrjedhim, brenda ditës, KEK ia mundëson bartësit te licencës ( KEDS) ofrimin e një furnizimi stabil sipas planit. Në këtë rast, KEK sh.a. falënderon për punën e bërë të gjithë punëtorët e angazhuar në kthimin në punë të njësisë B1. Njëkohësisht, falënderojmë për mirëkuptimin e treguar të gjitha palët e ndërlidhura që mund të kishin qenë të  afektuara në këtë rast.