Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) vazhdon të mbështesë bashkëpunimin e ngushtë me universitetet dhe studentët, duke kontribuar në zhvillimin e projekteve hulumtuese që kanë ndikim pozitiv për industrinë dhe mjedisin. 
Në këtë kuadër, KEK ka mbështetur projektin e Universitetit “Isa Boletini” Mitrovice - (UMIB) Fakulteti i Gjeoshkencave: “Hulumtimi i mundësisë së rikthimit të gazrave gjatë procesit të djegies së linjitit në termocentralin Kosova B.” Ky projekt është pjesë e skemës programore “Hulumtimi bazuar në mësimdhënie”, i mbështetur nga MASHTI dhe HEI'25.  
Pas disa muajsh punë hulumtuese nga Prof. Dr. Zarife Bajraktari-Gashi dhe studentet në bashkërendim me stafin e KEK-ut është përgatitur një përmbledhje e prezantimit mbi rikthimin e gazrave në Termocentralin Kosova B. Ky prezantim përfshin:  

Qëllimi i Prezantimit 
• Prezantimi i analizave të kryera mbi karakteristikat e linjitit brenda termocentralit Kosova B.
• Diskutimi mbi matjet e gazrave të emetuar gjatë procesit të djegies.
• Vlerësimi i mundësive teknike për rikthimin e gazrave në sistemin e djegies.  

Analiza dhe Matjet e Kryera
• Paraqitja e analizave të përbërjes kimike dhe fizike të linjitit.
• Rezultatet e matjeve të gazrave të emetuar gjatë procesit të djegies.
• Identifikimi i ndotësve kryesorë dhe ndikimi i tyre në mjedis.  

Diskutimi me Inxhinierët e TC Kosova B
• Prezantimi i qasjes shkencore për rikthimin e gazrave.
• Vlerësimi i mundësive teknike dhe sfidave për implementimin e projektit.
• Sugjerimet dhe rekomandimet e ekspertëve të termocentralit për optimizimin e procesit.  

Konkluzione dhe Hapat e Radhës 
• Potenciali i rikthimit të gazrave për të përmirësuar efikasitetin dhe zvogëluar ndotjen.
• Nevoja për studime të mëtejshme dhe testime eksperimentale.
• Rëndësia e bashkëpunimit mes institucioneve akademike dhe sektorit industrial për implementimin e teknologjive të qëndrueshme.  

Ky hulumtim ka dhënë mundësi të jashtëzakonshme për studentët, të cilët kanë mundësinë të realizojnë punën praktike dhe hulumtuese direkt në Termocentralin Kosova B. Nëpërmjet këtij bashkëpunimi, KEK konfirmon angazhimin e saj për zhvillimin e mëtejshëm të arsimimit dhe kërkimit shkencor, si dhe për mbështetje të projekteve që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në mjedisin dhe industrinë energjetike.