Viti 2011 ishte vit i rritjes së vazhdueshme dhe i përmirësimeve në të gjithë parametrat e korporatës. Rritja konstante e shënuar nga viti në vit ka vazhduar edhe gjatë 2011. KEK-u nga një kompani për të cilën mediat flisnin për falimentim, është shndërruar në një korporatë të fuqishme, e cila pos që është tashmë kompani jashtëzakonisht likuide, ka filluar të investojë fuqishëm ne projekte kapitale, duke përfshi edhe ambientin. Këtë vit janë nënshkruar kontratat edhe për dy projekte të mëdha ambientale, përkatësisht në ndërtimin e bartjes përmes sistemit hidraulik të hirit nga TC “Kosova A” dhe për ndërrimin e tre elektrofiltrave të këtij termocentrali duke e arritur vlerën e investimeve në ambient në 50 milionë euro. Është investuar edhe në njësitë gjeneruese, sikurse edhe në Rrjetin e Shpërndarjes. Rezultatet konkrete gjatë 2011 nëpër divizione: Divizioni i qymyrit Pos arritjes së sigurisë afatgjatë të furnizimit me qymyr, prodhimi i lëndës së parë edhe për këtë vit ka shënuar rritje:
Prodhimi i qymyrit në vitin 2010 (janar - nëntor) Prodhimi i qymyrit në vitin 2011 (janar - nëntor) Planifikimi për vitin 2012
7,211,255 tonë 7,402,446 tonë 8,000,000 tonë
Pra, prodhimi i qymyrit ka shënuar rritje për afro 200 mijë tonë. Nga mihja e re “Sibovci Jugpërendimor” janë eksploatuar deri me 1 dhjetor 2.36 milionë tonë, ndërsa për vitin e ardhshëm parashihet të realizohen 6.8 milionë tonë, sepse në pjesën e dytë të vitit 2012 do të nxjerrët qymyr vetëm nga kjo mihje. Rezervat në deponi momentalisht janë mbi 500 000 t. Prodhimi i energjisë elektrike Edhe prodhimi i energjisë elektrike ka vazhduar me trende pozitive. Tashmë janë në mënyrë konstante pesë njësi gjeneruese të gatshme për prodhim, katër nga të cilat gjenerojnë vazhdimisht energji elektrike. Prodhimi i energjisë elektrike:
1 janar- 30 nëntor 2010 1 janar- 30 nëntor 2011
4, 881, 226 MW/h 5, 024, 705 MW/h
Pra shihet se janë prodhuar rreth 150 mijë megavatë/orë më tepër për 11 muajt e këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Kjo është arritur falë angazhimit maksimal të punëtorëve dhe mirëmbajtjes adekuate, sepse kapacitetet mbesin të njëjta. Në gjenerim Korporata ka investuar në TC “Kosova B”, përkatësisht në njësinë B2 të cilës i janë rritur kapacitetet dhe tashmë prodhon si në kohën kur ka qenë e re. Sektori i Furnizimit me energji elektrike Faturimi i energjisë elektrike:
1 janar- 30 nëntor 2010 1 janar- 30 nëntor 2011
180,524,484.00 euro 199,102,068  euro
Inkasimi i energjisë elektrike:
1 janar- 30 nëntor 2010 1 janar- 30 nëntor 2011
159,792,279.00 euro 180,683, 833 euro
Si faturimi ashtu edhe inkasimi kanë vazhduar trendin e rritjes dyshifrore për të katërtin vit me radhë. Pra, faturimi është rritur me mbi 10 për qind , që paraqet vazhdimësi të trendit të rritjes nga viti në vit. Inkasimi ka shënuar rritje edhe më të madhe, ku për 11 muaj janë inkasuar 21 milionë euro më shumë se një vit me herët, apo mbi 13.2 për qind. Inkasimi deri në fund të vitit pritet të arrijë mbi 200 milionë euro, që është një tjetër rekord në histori të korporatës. Zvogëlimi i humbjeve Trend mjaft pozitiv, falë angazhimit maksimal të korporatës dhe përgatitjes në të gjitha drejtimet kanë shënuar edhe rënia e humbjeve si teknike ashtu edhe komerciale. Ato janë zvogëluar me afro 4.5 për qind apo shprehur në euro korporata ka arritur të shmangë humbjen e mbi 10 milionë eurove. Humbjet totale të energjisë elektrike (teknike dhe komerciale):
1 Janar- 30 nëntor 2010 1 Janar- 30 nëntor 2011
41.03 % 36.68 %
Rrjeti i shpërndarjes së energjisë elektrike  Edhe në Rrjetin e Shpërndarjes janë orientuar një numër i madh investimesh. Ju mund të pyesni pse po investoni? Përgjigja është e qartë: që të ruhet kontinuiteti i investimeve dhe konsumatorët të marrin shërbime sa më kualitative. Pikërisht nga mungesa e investimeve sidomos gjatë viteve ’90 gjendja e rrjetit shpërndarës të energjisë elektrike nuk është ajo çfarë ne do të dëshironim të ishte. Ky diskontinuitet nuk guxon të ndodhë më edhe pse Distribucioni është në prag të privatizimit. Menaxhmenti i Korporatës ka bërë ç’është e mundur që konsumatorët të furnizohen me energji sa më kualitative, duke eliminuar sa kanë qenë mundësitë të ashtuquajturat “fyte të ngushta”. Kjo është arritur falë projekteve të shumta kapitale të realizuara sivjet apo që janë në proces të realizimit. Projektet kryesore të realizuara ose në realizim janë: Zgjerimi i TS 110/35 kV Palaj Ndërtimi i TS 110/10(20) kV Gjilani 5 Ndërtimi i TS 110/10 kV Prishtina 7 Zgjerimi TS 35 kV ne 110/10 kV ( Skenderaj) Zgjerimi TS 110/35 kV Prizreni 1 Zgjerimi TS 110/35 kV Peja 1 Zgjerimi TS 110/35 kV Bibaj(Ferizaj 1) Përforcimi i rrjetit distributiv Montimi i GM në nivelin 35 kV,konsumatoret në nivelin 10 kV,TS 10/0.4 Ndërtimi TS 35/10(20) kV Parku i Biznesit në Drenas Ndërtimi i TS 35/10(20) kV Dumosh Është punuar edhe në shumë projekte tjera për përforcimin e Rrjetit shpërndarës. Këto investime rrisin vlerën e Distribucionit, duke e bërë këtë njësi shumë më atraktive për investime para investitorëve potencial global. Përgatitjet për privatizim Projekti i privatizimit për Kompaninë e Shpërndarjes dhe Furnizimit me Energji Elektrike (KKDFE), ka hyrë në fazën e tij shumë të rëndësishme. Punët dhe veprimet konkretet bashkërendohen me KEK-un në kuptim të sigurimit të shënimeve dhe informacioneve të nevojshme për gjithë procesin, duke ditur se janë pikërisht katër divizionet e KEK-ut që po i nënshtrohen procesit të privatizimit. Sa i takon kësaj pike, vlen të  theksohet se KEK-u ka ndërmarrë të gjithë hapat e duhur, duke mundësuar krijimin e dhomës së shënimeve, fizike dhe virtuale, sipas kërkesave të bëra nga Njësia për Implementim të Projektit dhe nga Këshilltarët e Transaksionit - në mënyrë që kësisoj të sigurojmë qasje sa më të mirë për investitorët por edhe të përmbushim të gjitha kërkesat që vijnë nga aksionari (MZHE). Kjo edhe më shumë lidhet me faktin se aktualisht procesi ndodhet në fazën e përpilimit të ofertave nga ana e kompanive të parakualifikuara. Për të përgatitur ofertë të qëndrueshme, kompanitë e parakualifikuara janë duke i kërkuar të dhënat relevante rreth afarizmit të shpërndarjes dhe furnizimit. Për këtë, janë duke u shtruar pyetjet e shumta të cilat KEK-u po ju përgjigjet me nivelin më të lartë etik e profesional. Gjithashtu, pas zgjedhjes së këshilltarit të transkasionit nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, pritet të rifillojnë punët edhe në projektin për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re, andaj KEK-u është duke u përgatitur në kuptimin funksional që të jetë e gatshme t’u përgjigjet kërkesave që vijnë edhe nga ky proces. Shpenzimet operative janë me te ultë për 1.5 % (2.6 mil euro) Importi&Shkëmbimi
1 Janar- 30 nëntor 2010 1 Janar- 30 nëntor 2011
755 GWh 712 GWh
6.7 % me pake se viti paraprak Plasimi i tepricave
1 Janar- 30 nëntor 2010 1 Janar- 30 nëntor 2011
347 GWh 371 GWh
6.8 %  me shume se viti paraprak Investimet në ambient Korporata ka në përfundim projektin për mbulimin dhe rikultivimin e deponisë egzistuese të hirit pranë TC “Kosova A”. Pjesë e projektit janë edhe asgjësimi dhe largimi i mbi 20 mijë tonelatave substanca të rrezikshme ne objektet e ish-Azotikut. Janë mbjell deri tash mbi 150 mijë fidanë dhe deri në fund të projektit numri i tyre pritet të arrijë në 300 mijë fidanë. Ky projekt kap shumën totale mbi 15 milionë euro. Projekt i rëndësishëm që ka nisur implementimin dhe pritet të përfundojë brenda çerekut te dyte është edhe ai i bartjes së hirit nga TC “Kosova A” përmes sistemit hidraulik. Ky projekt ka një kosto financiare mbi 9 milionë eurosh dhe do të ndikojë direkt në eliminimin total të ndotjes nga bartja e hirit. Projekti më i madh ambiental është ai i ndërrimit të elektrofiltrave të tri njësive gjeneruese të TC “Kosova A”, përkatësisht A3, A4 dhe A5. Kontrata në vlerën 25 milionë eurosh është nënshkruar dhe janë bërë të gjitha përgatitjet që ai të fillojë ne mars te vitit 2012. Pas ndërrimit të elektrofiltrave, emisioni nga ky termocentral do të jetë në normat e direktivave te Bashkimit Evropian (50 mg/Nm3). Sfidat Korporata do të vazhdoj të rrisë cilësinë e furnizimit me energji elektrike për konsumatorët e vet në vitin 2012. Planifikohet të mos aplikohen reduktime për të gjithë konsumatorët që e paguajnë energjinë elektrike dhe do të vazhdoj implementimi i projekteve të shumta në uljen e humbjeve komerciale në zonat ku niveli i tyre është i lartë dhe ngritja e vetëdijes së konsumatorëve për rëndësinë që ka pagesa e energjisë elektrike dhe mirë-shfrytëzimi i saj për të ardhmen tonë. Investimet në projekte që kanë të bëjnë me përmirësimin e mjedisit dhe uljes së ndikimit në mjedis të procesit industrial të Korporatës do të vazhdojnë. Implementimi i investimeve kapitale në qymyr, gjenerim dhe rrjetin shpërndarës të energjisë elektrike do të vazhdoj, me qëllim të rritjes së mëtejme të kualitetit të punës në këta tre sektorë vital të Korporatës. Korporata do të bashkëpunoj me aksionarin në projektin e privatizimit të sektorit të shpërndarjes së energjisë elektrike, si dhe në projektin e TC “Kosova e re”. Ndihem jashtëzakonisht mirë që falë punës së palodhshme të punonjësve në çdo segment të punës në Korporatë, ky vit po përmbyllet me një sukses të jashtëzakonshëm në çdo sferë. Rezultatet janë mbresëlënëse dhe më bëjnë të ndihem krenar që jam pjesë e ekipës më të madhe në vendin tonë që punojmë bashkërisht për të shënuar rezultate të tilla. Të nderuar gazetar, ju falënderojmë për mbështetjen e vazhdueshme dhe për kritikat, të cilat janë marrë seriozisht dhe kanë ndikuar në përmirësimin e mëtutjeshëm të proceseve në korporatë. Ju uroj shëndet dhe vit të mbarë për ju dhe familjet tuaja.