KEK sh.a. njofton se një kompani punëkryese për Termokosin ka dëmtuar sot rreth orës 14:00 kabllon 35 kV (kilovolt) Prishtina III. Prishja ka ndodhur përball Fakultetit Filologjik. Si pasojë e dëmtimit të kësaj kablloje pa energji elektrike kanë mbetur lagjet qendrore të Prishtinës, si Qendra, Dardania dhe Ulpiana. Kjo prishje ka ndodhur nga ky punëkryes përkundër faktit se KEK ia kishte dhënë hartën e vendosjes së kabllove nëntokësore para fillimit të punimeve. KEK kërkon nga kompania punëkryrëse që ta riparojë në afatin më të shkurtër të mundshëm këtë prishje dhe t’u kthehet energjia elektrike konsumatorëve. Pakujdesitë e tilla janë duke e dëmtuar mjaft imazhin e korporatës duke krijuar përshtypjen se ka reduktime, përkundër faktit se furnizimi është pa ndërprerje për të gjitha katëgoritë. Në një situatë të tillë KEK kërkon nga të gjitha kompanitë punëkryrëse të kenë kujdes maksimal gjatë kryerjes së punimeve, t’i marrin hartat e vendosjes së kabllove nëntokësore dhe të mos i prekin ato. Ndryshe KEK edhe në këtë rast do t’i ndërmerrë të gjitha masat e parapara.