KEK sh.a. shpreh mospajtimin e plotë në lidhje me deklaratat e Komunës së Drenasit në lidhje me furnizimin me energji elektrike të kësaj komunë. Aty akuzohet KEK-u se po vepron në mënyrë të papërgjegjshme. Korporata sqaron se gjendja e pagesës është ndër më të ulëtat në vend në këtë komunë, përderisa niveli i humbjeve komerciale (vjedhjeve të energjisë elektrike) është në nivel alarmant. Në tremujorin e fundit është paguar vetëm 39 për qind e energjisë elektrike në nivel komunal, përderisa vjedhjet janë në nivelin 48 për qind. Pra, janë pikërisht këto veprime të papërgjegjshme e jo veprimet e KEK-ut.
Sa i përket akuzave për gjendjen e furnizimit, KEK-u po e përmirëson vazhdimisht gjendjen për konsumatorët që paguajnë dhe nuk e vjedhin energjinë elektrike. Ndërsa, akuzat se korporata po bën shkyçje kolektive nuk qëndrojnë, sepse KEK-u po bën vetëm shkyçje individuale.
Aktualisht, duke qenë gjendja e rëndë në secilën dalje, atëherë programi kompjuterik i ka radhitur shumicën e daljeve në kategorinë C, përpos gurëthyesit të Trasingut që është në kategorinë A dhe gurëthyesit Kalaja e Drenicës në A+. Komuna e Drenasit para se ti orientojë drejt gjykatave paguesit e rregullt, duhet t’i ndihmojë KEK-ut dhe organeve të rendit t’i drejtojnë në sistemin e drejtësisë paguesit jo të rregullt dhe sidomos keqpërdoruesit e energjisë elektrike, sepse në këto kategori është pjesa dërrmuese e popullatës së kësaj komune.
Korporata nuk ka ndenjur duarkryq, duke plombuar të gjitha pikat matëse si tek konsumatorët ashtu edhe tek pajisjet e veta, por ato vazhdimisht po demolohen. Rasti i fundit është i demolimit dhe vjedhjes së disa njehsorëve mjaft të shtrenjtë në trafo, të cilët pengojnë furnizimin me energji elektrike. KEK-u ka gjetur gjuhën e përbashkët me komunën dhe kjo çështje është zgjidhur. Njëjtë, korporata pret nga Komuna e Drenasit që të jap kontributin e vet edhe në luftimin e humbjeve komerciale dhe dukurive tjera negative si sulmet ndaj punëtorëve të KEK-ut në mënyrë që të eliminohen këto dukuri, të rritet pagesa si rruga e vetme për të pasur furnizim stabil me energji elektrike.
Gjendja e furnizimit, faturimit, inkasimit dhe e humbjeve komerciale ne te gjitha daljet e Drenasit ne tre muajt e fundit
DRENASI |
Energjia e ofruar 3 mujore kWh |
Faturimi 3 mujor EURO |
Inkasimi 3 mujor EURO |
Fat.3 muj. kWh / Energjia e ofruar 3 mujore kWh % |
Ink.3 muj/Fat.3 muj (%) |
Ink.3 muj/Kons.3 muj (%) |
Humbjet Komerciale |
16021001 Drenasi 1 |
2,046,677 |
118,164 |
93,126 |
62.78% |
|
49.48% |
37.22% |
16021002 Drenasi 2 |
2,462,410 |
77,916 |
53,512 |
44.03% |
|
30.24% |
55.97% |
16021003 Drenasi 3 |
1,844,653 |
75,426 |
49,068 |
49.17% |
|
31.99% |
50.83% |
16021004 Shtrubullova |
2,363,078 |
80,170 |
61,065 |
50.83% |
|
38.71% |
49.17% |
16021005 Orllati |
3,276,200 |
112,486 |
73,311 |
49.81% |
|
32.46% |
50.19% |
16021006 Vasileva |
536,351 |
22,182 |
14,047 |
58.65% |
|
37.14% |
41.35% |
16021007 Komoran |
3,765,802 |
141,658 |
112,486 |
49.23% |
|
39.09% |
50.77% |
16021008 Gllobari |
3,714,808 |
119,832 |
106,113 |
47.41% |
|
41.98% |
52.59% |
16021009 Qendra shkollore |
808,139 |
33,705 |
18,014 |
51.44% |
|
27.49% |
48.56% |
16021010 Trasing- |
805,975 |
87,379 |
73,610 |
95.86% |
|
80.76% |
4.14% |
16022000 Gurthyesi |
89,590 |
13,251 |
13,251 |
99.97% |
|
99.97% |
0.03% |
TOTALI I DRENASIT |
21,713,684 |
882,170 |
667,601 |
52.12% |
|
39% |
47.88% |
|
|
|
|
|
|
|
|