KEK-u është i zhgënjyer me vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) në lidhje me aplikimin tarifor të KEK-ut. Në janar 2012, KEK-u ka dorëzuar aplikimin tarifor për vitin 2012 ku ka kërkuar që tarifat e energjisë me pakicë  të rriten për 23% duke hyrë në fuqi me 1 prill 2012, në përputhje me Rregullat e Çmimeve të ZRrE-së. Në atë kohë, KEK-u gjithashtu ka ofurar alternativa  që të zvogëlojë rritjen e vitit 2012 në 12% ose 9% në mënyrë që të zbusë barrën për konsumatorët duke e shtyrë një pjesë në vitin 2013 dhe 2014. ZRrE-ja sot ka paraqitur që tarifat me pakicë do të rriten për 8.9%. Asnjë dokument ende nuk është ofruar nga ZRrE-ja sa i përket mënyrës se si është përcaktuar shuma. Qëndrimi i KEK-ut është që tarifat duhet të rriten tani vetëm në përputhje me principet e arsyeshme tarifore dhe të reflektojnë nivelin e kostos së pritur për vitin 2012.  KEK-u është fuqimisht kundër që tani rritja tarifore të përfshijë tantiemën e re, 7(shtatë) muaj më herët para se të hyjë në fuqi. KEK-u informon publikun që kërkesa e KEK-ut për rritje tarifore  nuk ka të bëjë asgjë me rritje të tantiemës. Tantiema e linjitit është një taksë qeveritare  për linjit që KEK-u duhet ta inkasojë nga konsumatorët në emër të Qeverisë. Për fat të keq, në mënyrë që të akomodohet rritja e parakohshme për tantiemë të linjitit, ZRrE-ja ka zvogëluar shumën për rritje Tarifore për të cilën KEK-u ka të drejtë. Në shkurt 2012 (para njoftimit për rritje të tantiemës së linjitit) ZRrE-ja ka përcaktur që rritja tarifore për konsumatorët duhet të jetë 7.6%.  Përbërësit KRYESOR të këtij propozimi nga ZRrE-ja përfshijnë:
  • Një rritje prej 16% për KOSTT-in,kompani përgjegjëse  për sistemin e transmisionit e pavarur nga KEK-u. Kjo ka qenë para rritjes shtesë që KOSTT-i do ta marrë për asetet e transferuara tek ta nga KEK-u
  • Një rritje në lidhje me përfshirjen e kostos së aseteve para vitit 2006, shumica e të cilave janë në mihje dhe termo elektrana.
  • Shpenzime kapitale të konsiderueshme të bëra në Kosovën A dhe B për remonte dhe mbrojtje të ambientit.
  • Zvogëlimi subvencionit qeveritar për import
  • Tarifat për Shpërndarje dhe Furnizim të KEK-ut ( eventualisht për tu privatizuar si KEDS) nuk kanë kërkuar ndonjë ndryshim për shkak  të zvogëlimit të theksueshëm të  humbjeve  të supozuara dhe rritjes në inkasim.
Në mënyrë që të mbajmë rritjen e çmimeve për konsumatorë në 8.9% dhe në të njejtën kohë të akomodojmë  rritjen e parakohshme për tantiemë të linjitit, ZRrE-ja ka vendosur që të mos e lejojë KEK-un t’i ngarkojë konsumatorët për kostot në lidhje me investimet e reja të cilat për momentin janë duke u bërë në pajisjet për mbrojtje të ambientit në Kosovën A  dhe B si dhe riparimet madhore në njësitë A3 dhe B1.  Edhe pse ZRrE-ja  fillimisht pat theksuar që ata pajtohen me investimet prej 60 milionë eurove që janë duke u bërë në Gjenerim, ZRrE-ja si duket ka përfunduar duke zvogëluar në mënyrë arbitrare shumën e lejuar në 20 milionë euro(vlerën të cilën e patën lejuar për vitin 2011). ZRrE-ja ka qenë e informuar  që programi për shpenzime kapitale prej 60 milionë eurove është në zhvillim e sipër. Elektor Filteri i Njësisë A5 (filteri për pluhur)është afër përfundimit, zotimet për dy riparimet madhore per elektrofiltart në A3 tashmë janë bërë dhe do të përfundojnë mes muajve korrik dhe nëntor 2012.