KEK njofton se falë angazhimit maksimal të punëtorëve të KEK-ut, pjesa dërrmuese e prishjeve tashmë janë rregulluar në rajonin e Dukagjinit. Në Distriktin e Gjakovës janë pa energji elektrike vetëm 13 konsumatorë dhe në Distriktin e Pejës, përkatësisht në nëndistriktin e Deçanit rreth 500 konsumatorë. Ekipet janë duke punuar që edhe këtyre konsumatorëve t’u kthehet energjia elektrike në kohën më të shkurtër të mundshme. Prishjet ishin shkaktuar nga moti i lig në rajonet e Pejës dhe Gjakovës kishte shkaktuar thyerjen e mbi 100 shtyllave të tensionit të lartë dhe të ulët, sikurse dhjetëra prishje tjera. Gjendja më e rëndë ka mbizotëruar në Komunat e Pejës dhe Deçanit. Ekipet e KEK-ut kanë punuar pa ndërperje dhe deri në orët e vona të natës që këto prishje të sanohen sa më shpejt të jetë e mundur.