Ditëve te fundit është prezantuar ne media një raport nga OJQ FOL dhe i cili është pasuar me disa raportime mediale në lidhje me proceset e prokurimit në KEK. Ne ketë rast, KEK sh.a. fton të gjitha palët e interesuara  duke përfshire edhe mediet që t’i drejtohen Korporatës dhe t’i kërkojnë të gjitha sqarimet që ju nevojiten për secilin proces të prokurimit që u intereson..Kjo ftesë bëhet në mënyrë që të mos vije deri tek keqinformimi apo përdorimi i medieve për interesa të ngushta personale nga ndonjë grup i caktuar i interesit. Të gjitha të dhënat rreth aktiviteteve të prokurimit tregojnë rezultatet më të mira në favor të KEK-ut. Faktet që flasin vet për gjate muajt e pare te vitit 2013 janë: Nga 276 aktivitete prokuruese gjatë gjashte muajve te pare te vitit 2013, me vlere financiar prej mbi 33 milion Euro, ku kanë konkurruar mijëra kompani nga ankesat e paraqitura ndaj KEK-ut ne Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) në vetëm 2.54 % te rasteve është urdhëruar ri-vlerësimi ndërsa vetëm 0.72 % e tyre janë anuluar nga OSHP. Si rrjedhim, këto fakte e bëjnë KEK-un subjekt me përqindjen më të ulët të aktiviteteve të kthyera nga OSHP. Madje, edhe në rastet e kthyera nuk i është dhënë në asnjë rast të vetëm te drejtë ekskluzive vetëm ankuesit. Të dhënat ne fjale janë publike dhe mund te gjenden edhe në ueb faqen e KRPP-së, ku KEK-u publikon të gjitha aktivitetet e prokurimit. Për me tepër, lidhur me 5 aktivitetet e prokurimit për te cilat flitet ne raportin ne fjale kemi 14 vendime te ndryshme edhe kontradiktore me vendimet paraprake te marra nga ana e vet OSHP-se. Konkretisht, si ilustrim OSHP ne disa raste ka marr vendim te shpall te papërgjegjshëm një Operatori Ekonomik për te cilin vet kishte kërkuar te shpallet i përgjegjshëm ne një vendim paraprak për te njëjtin aktivitet te prokurimit! Ky fakt lë te kuptoi se baza për  marrjen e vendimeve te tilla (te cilat përndryshe janë te formës se prere) është e diskutueshme  dhe se assesi  nuk kemi te bëjmë me shkelje ligjore nga ana e KEK sh.a. KEK sh.a. kërkon nga të gjitha mediet dhe palët e interesit, që kur bëjnë analiza për proceset e prokurimit në KEK, gjithnjë të bëjnë krahasimin në përqindje, e jo me numra. Vetëm në këtë mënyrë mund të vije deri tek e vërteta, sepse nëse merren për baze vitet e kaluara, KEK-u përfshinë mbi 11 për qind të aktiviteteve prokuruese publike në numër dhe mbi 28 për qind në vlerë financiare në nivel vendi Andaj, nga kjo mund te konstatohet se raporti ne fjale paraqet vetëm një përmbledhje sasiore te kinse një analize shume e thjeshtëzuar e cila nuk thellohet ne parametrat kualitativ me ç’rast behet krahasimi i parametrave dhe njësive te cilat assesi nuk janë te krahasueshme mes vete dhe nga nxirren konkludime plotësisht te gabuara dhe jashtë çdo konteksti.