KEK sh..a. ka vazhduar aksionin e shkyçjes së borxhlinjve të mëdhenj. Fokusi të hënën ka qënë tek borxhlinjtë e mëdhenj në qytetin e Vushtrrisë. Në aksion kanë asistuar edhe forcat speciale të Policisë së Kosovës dhe mediat. Aksioni ka patur rrjedhë normale, për çka KEK sh.a. ka falënderim të veçantë për policinë dhe mediat.
Gjithsejt vetëm në komunën e Vushtrrisë të hënën janë shkyçur 58 borxhlinj të mëdhenj. Prej tyre, 20 borxhlinjët e mëdhenj me borxhet më të larta të shkyçur janë:
Emri Borxhi
Brahim Sokoli 7288.18 euro
Shaip Pantina 6147.45 euro
Halim Shatrolli 2439.34 euro
Haki Shatrolli 4006.92 euro
Bedri Uka 3108.69 euro
Dushan Trifunoviq 5327.34 euro
Zdravko Mitiq 308.84 euro
Hasan Begishi 6579.47 euro
Rade Trifunoviq 2789.17 euro
Hamit Rrustemi 3359.97 euro
Agim Osmani 3389.92 euro
Enver Berisha 5924.22 euro
Ram Krasniqi 1586.63 euro
Jeta impex 12323.00 euro
Arif Parduzi 6899.00 euro
Mehdi Pllana 4053.00 euro
Islam Muzaqi 6027.67 euro
Nuhi Ferizi 5991.04 euro
Pos qytetit të Vushtrrisë, aksione të ngjashme janë organizuar anekënd Kosovës, si në Pejë, Prishtinë etj.
Aksioni i KEK-ut me fokus kryesor shkyçjen e borxhlinjve të mëdhenj ka nisur në fillim të këtij viti dhe do të vazhdojë deri në shkyçjen e konsumatorit të fundit me borxh. Por, KEK paralelisht ka vazhduar edhe shkyçjen e konsumatorëve tjerë që hezitojnë t’i paguajnë faturat e tyre, pavarësisht nivelit të borxhit, me përjashtim borxhlinjtë me fatura të fundit. Në një situatë të tillë, KEK sh.a. apelon fuqishëm tek të gjithë konsumatorët t’i kryejnë obligimet karshi korporatës si rruga e vetme që mundëson furnizim pa ndërprerje me energji elektrike.