KEK sh.a. sqaron se në prezantimin e organizatës Fol që kishte të bënte me monitorimin e prokurimit nuk është thënë e vërteta. KEK sh.a. sqaron se nuk është gjobitur nga Organi Shqyrtues i Prokurimit e as Menaxherit të Prokurimit nuk i është marrë licenca. Pra, këto janë të pavërteta me të cilat KEK nuk pajtohet assesi. Korporata kërkon si nga organizata “Fol” ashtu edhe nga të gjitha palët e interesuara që para se të dalin me konstatime të tilla t’i verifikojnë faktet dhe të marrin edhe qëndrimin e KEK-ut në lidhje me këto çështje në mënyrë që të dilet me të vërteta e jo me konstatime të pasakta që dëmtojnë si imazhin e korporatës ashtu edhe të individëve të apastrofuar. KEK gjithashtu sqaron në të gjitha rastet ka vepruar në bazë të vendimeve të OSHP-së, ndërsa nuk është dëmtuar buxheti i korporatës me asnjë cent. Korporata kërkon si nga organizata Fol, ashtu edhe nga palët e interesuar dhe mediet që krahasimet rreth aktiviteteve prokuruese t’i bëjnë në përqindje e jo në numra faktik. Kjo, për arsye se KEK ka mbi 1500 tenderë brenda vitit dhe nuk mund të krahasohet me ndonjë Autoritet Kontraktues (AK) që i nënshtrohet Ligjit të Prokurimit Publik (LPP) dhe ka vetëm 5 tenderë brenda vitit. Në këtë rast nëse këtij AK i është dërguar në OSHP një tender, paraqet ankesa ndaj tij në 20 për qind të rasteve që do të ishte e barabartë me 300 tenderë në KEK. Ndërsa, kur flitet se KEK-ut i janë kthyer vetëm 3 tenderë nga 1500 sosh atëherë del se shifrat e prokurimit në korporatë janë më të mirat në nivel vendi, sepse janë rikthyer tenderë në vetëm 0,01 për qind të proceseve tenderuese, edhe pse edhe për këto raste korporata ka dhënë arsyetimet e saj të qëndrueshme të cilat mund të shihen në ueb- sajtin e OSHP-së.  KEK fton mediet që të jenë profesionale dhe të bëjnë krahasimin në përqindje të tenderëve që kanë përfunduar në OSHP dhe do ta verifikojnë këtë konstatim, pra që shifrat janë më të mirat për KEK-un në krahasim me të gjitha AK-të e mëdha.