KEK sh.a. sqaron se në tekstin “ KEK-ut i anulohet tenderi për trafostacione”, të botuar në numrin e të mërkurës, datë 11.01.2012 nuk janë respektuar parimet e gazetarisë, sepse gazeta në fjalë nuk e ka marrë fare mendimin e korporatës dhe as që kontaktuar me zyrtarët për këtë çështje. Në artikull ceket vetëm se KEK-u nuk është pajtuar, por nuk ceket se pse, përderisa tërë hapësirën ia kushton vendimit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP). KEK-u sqaron se i ka dërguar letër OSHP-së. Operatori Ekonomik (OE) ankues e kishte vënë në lajthitje OSHP-në duke thënë se ka paguar 50 euro për Dosje të tenderit, përderisa KEK sqaron se nuk kishte kërkuar para për dosje fare. KEK i kishte dërguar OE-së dosjen në gjuhen shqipe dhe angleze, ndërsa kishte kohë të mjaftueshme që këtë ta kërkonte edhe në gjuhën serbe. Data e fundit për ankesë ku mund të kërkohej edhe shtyrja e afatit ishte me 26.11.2011. OE nuk e kishte përfillur këtë afat, duke e kërkuar këtë me 26 ditë vonesë. Për më tepër, KEK ka fakte të mjaftueshme se kompanitë ankuese nuk janë përdoruese të gjuhës serbe, madje edhe kur i janë drejtuar KEK-ut për shtyrje të afatit nuk e kanë përdorur këtë gjuhë. Në një situatë të tillë  KEK-u ka kërkuar nga Paneli Shqyrtues i OSHP që ta hedhë këtë ankesë si të pabazë pasi kishte konkurrencë të mjaftueshme dhe është evidente që dosja në gjuhën serbe si ka hyrë fare në punë OE-së ankues, sepse këtë do ta kishte po t’i përfillte afatet e kërkuara ligjore.