KEK sh.a. sqaron se në artikullin me titull  “Çalik&Limak mund të përfitojnë miliona nga grumbullimi i borxhit të vjetër” të botuar në të përditshmen “Koha Ditore” nuk është thënë e vërteta. Marrëveshja për Inkasim  e lejon KKDFE-në që të veprojë si agjent inkasimi në emër të KEK-ut, në mënyrë që inkasojë mjetet e arkëtueshme – gjë që i mundëson KKDFE-së që të shkyçë konsumatorët për mospagesë të borxhit të vjetër  Borxhi i vjetër i konsumatorëve nuk do të falet dhe do të vazhdojë të paraqitet në faturat e energjisë elektrike të konsumatorëve të cilat do t’i lëshojë KKDFE. KKDFE-së i mbeten të gjitha të drejtat ligjore për të ndërmarrë të gjitha masat që i lejohen me anë të licencës së saj të rregullatorit për të inkasuar borxhin aktual dhe atë të vjetër, dhe kjo përfshin edhe shkyçjen. Për më tepër sipas kësaj marrëveshje KKDFE do të ketë edhe stimulim financiar tëkonsiderueshëm që të vazhdojë me shkyçje. Si rrjedhojë  e kësaj KKDFE pritet se do të vazhdojë me praktikat e deritanishme të KEK-ut dhe në këtë kontekst  do të vazhdojë me shkyçjen e të gjithë konsumatorëve që nuk i kryejnë obligimet e tyre në mënyrë edhe më agresive . Prandaj, konsumatorët  inkurajohen që të paguajnë borxhet e tyre, në mënyrë që të sigurojnë shërbimin me energji elektrike dhe të mos ballafaqohen me shkyçje edhe me aktive se deri tani.