Për hir të informimit të opinionit, KEK sh.a. sqaron se pas publikimit te një artikulli me titull “ KEK mbetet pa 60 punëtorë” te publikuar dje, me 03.02.2015, në disa portale mediale, kemi bërë një analizë indikative krahasimore të mungesave të stafit gjatë periudhave të ndryshme kohore. Nga kjo analizë rezulton, që informata rreth shkuarjes masive të punëtorëve të KEK-ut jashtë vendit nuk është e vërtetë.
Në këtë rast, për hir të informimit të saktë dhe profesional të opinionit, apelojmë gazetarët që në të ardhme për çfarëdo çështje që ka të bëjë me korporatën, të kontaktojnë zyrtaret e autorizuar të KEK-ut në mënyrë që mos të bien viktimë e burimeve të rrejshme të informatës.