Për hir të korrektësisë dhe për sqarim të opinionit, KEK sh.a. duhet të sqarojë se lajmi i publikuar sot, më 01 maj 2014, në shumë media dhe portale, rreth protestës së punëtorëve të KEK-ut nuk është i saktë.
Në këtë rast bëhet fjalë për punëtorët e ish-njësisë së KEK-ut, Mbrojtja dhe Siguria, që tash e 10 vite, që nga viti 2004, kanë dalë nga KEK-u si rezultat i procesit të shthurjes.