Për hir të informimit të opinionit, KEK sh.a. sqaron se nuk ka pasur asnjë shpërthim apo aksident të çfarëdo lloji në Termocentralin Kosova A.
Për ndryshe Kosova A është duke prodhuar sipas bilancit të reviduar dhe të gjitha punët në aftësimin e të gjitha njësive janë duke u zhvilluar sipas planit.
Në këtë rast, bëhet fjalë vetëm për një lëndim të një punëtori ne Termocentralin Kosova A, në vlugun e punëve rehabilituese, që janë duke u zhvilluar,konform procedurave standarde te operimit. Ky punëtor ishte duke punuar në disa aktivitetet që ndërlidhen me rehabilitimin e njësisë A5, e cila nuk është në punë. Si rrjedhim, as që mund të behej fjalë për çfarëdo lloj shpërthimi.
Punëtorit të aksidentuar i është dhëne ndihma e parë dhe është dërguar ne QKUK- Emergjencë për trajtim të mëtejmë. Ne këtë rast, gjendja shëndetësore e punëtorit në fjalë është jashtë rrezikut me disa lëndime sipërfaqësore.