Kthimi i njësisë B1 në operim ka ndodhur me 18.08.2024 dhe nga ajo ditë e deri me 03.09.2024 ka pasur emetime pak më të theksuara se zakonisht, por edhe kjo është eliminuar fal gatishmërisë dhe angazhimit të stafit të TC Kosova B. Megjithatë duhet pas parasysh edhe faktin se TC Kosova B operon me pajisje dhe komponentë të elektrofiltrave si ato mekanike ashtu edhe elektrike me vjetërsi prej mbi 40 vjeçare.
Për më tepër, jemi duke i koordinuar veprimet me zyrën e Bashkimit Evropian në Prishtinë për fillimin e implementimit të projektit të elektrofiltrave ne dy njësit e prodhimit (B-1 dhe B-2), kur edhe pritet që TC Kosova B të operojë në përputhje të plotë me direktivat e BE sa i përket emetimeve.