Gani Krasniqi është shkyçur të martën nga ekipet e KEK-ut nga rrjeti elektrik. Borxhi i këtij konsumatori prej mbi 14 mijë eurosh ishte grumbulluar pasi ai nuk kishte lejuar të shkyçej më herët në asnjë rrethanë. Por, vendosmëria e KEK-ut për t’i shkyçur borxhlinjtë që nuk paguajnë është treguar në praktikë.
Aksioni me moton: Kush paguan do të ketë energji elektrike, ndërsa kush nuk paguan faturat do të shkyçet është zhvilluar me fokus në lagjen “Kodra e Trimave” të Prishtinës. “Vetëm në Distriktin e Prishtinës gjatë ditëve të ardhshme do të shkyçen mbi 2000 konsumatorë me borxhe të mëdha. Nuk do të ndalemi.
Apeloj tek të gjithë konsumatorët t’i paguajnë faturat si rruga e vetme për ta evituar shkyçjen”, tha Agron Kamberi, menaxher i Distriktit të Prishtinës të KEK-ut. Anekënd vendit janë mbi 10 mijë borxhlinj të mëdhenj që do të shkyçen. KEK nuk do të bëjë asnjë përjashtim. Falënderim të veçantë korporata shprehë për Policinë e Kosovës e cila ka qenë vazhdimisht e gatshme t’i ndihmojë punëtorët e korporatës, sikurse mediat të cilat i kanë përcjellur aktivitetet e shkyçjeve.
Aksioni i KEK-ut me fokus kryesor shkyçjen e borxhlinjve të mëdhenj ka nisur para dy javësh dhe do të vazhdojë deri në shkyçjen e konsumatorit të fundit me borxh. Por, KEK paralelisht ka vazhduar edhe shkyçjen e konsumatorëve tjerë që hezitojnë t’i paguajnë faturat e tyre. Në një situatë të tillë, KEK sh.a. apelon fuqishëm tek të gjithë konsumatorët t’i kryejnë obligimet karshi korporatës si rruga e vetme që mundëson furnizim pa ndërprerje me energji elektrike.
Si rast specifik që ka ndodhur sot, në lagjen Arbëria të Prishtinës, rreth orës 13:30 gjatë tentimit të shkyçjes tek konsumatori me shifër DPR-90028511 Ramë Hyseni – qiraxhiu i vendosur në këtë lokal Albulena Travel më borxh 1.634.18, është sulmuar me grusht Naim Restelica (kryespecialist në KEK) i cili menjëherë ka lajmëruar policinë. Nga ana e policisë janë marrë deklaratat dhe rasti është proceduar më tutje.
Lista e konsumatorëve
|
Shifra e
Konsumatorit |
Emri
Mbiemri |
Adresa |
Borxhi |
1 |
41240 |
Rexhep Shala |
Barilev |
€1,700 |
2 |
41525 |
Sabit Sali Pllashniku |
Prugovc |
€2,771 |
3 |
90055292 |
Auto servis Gzim Veseli |
Bardhosh |
€13,491 |
4 |
40234 |
Miladinoviq Zlatibor |
Bërnicë e ultë |
€4,299 |
5 |
37067 |
Fazli Bajqinovci |
Gryka e Llapushnikut |
€4,014 |
6 |
269425 |
Mehmet musliu |
Gryka e Llapushnikut |
€4,403 |
7 |
34979 |
Ali Shaban Sadiku |
Carraleva |
€3,414 |
8 |
34982 |
Zenel Avdiu |
Carraleva nr 78 |
€3,840 |
9 |
100042 |
Fitnete Bilalli |
Vllezërit Fazliu |
€7,018 |
10 |
35280 |
Halit Meliu |
Vllezërit Fazliu |
€3,270 |
11 |
37089 |
Hajdin Faik Bajrami |
Gryka e Llapushnikut |
€5,817 |
12 |
2002767 |
Mentor Miftari |
Vllezërit Fazliu |
€5,684 |
13 |
35156 |
Hafije Miftari |
Vllezërit Fazliu |
€993 |
14 |
90029005 |
Naim Miftari |
Vllezërit Fazliu |
€3,828 |
15 |
205457 |
Fatime Adem Aliu |
Gryka e Llapushnikut |
€2,445 |
16 |
269449 |
Feti Zenel Aliu |
Gryka e Llapushnikut |
€1,709 |
17 |
37087 |
Idriz Adem Jahiri |
Gryka e Llapushnikut |
€3,522 |
18 |
34910 |
Ahmet Ajazi |
Dedë Xheluli |
€3,285 |
19 |
90030573 |
Drita islami |
Xhem Tërnavci |
€6,542 |
20 |
37129 |
Avdi Aziz Zeqiri |
Shaban Shala |
€2,225 |
21 |
34957 |
Nystret keqekolla |
Carraleva |
€7,083 |
22 |
37069 |
Misim Zeqir Krasniqi |
Gryka e Llapushnikut |
€4,320 |
23 |
37074 |
Muharrem Krasniqi |
Gryka e Llapushnikut |
€7,558 |
24 |
37072 |
Behxhet krasniqi |
Gryka e Llapushnikut |
€6,923 |
25 |
37064 |
Nebi Hashani |
Gryka e Llapushnikut |
€7,942 |
26 |
37063 |
Safet Sadik Sadiku |
Gryka e Llapushnikut |
€8,553 |
27 |
37267 |
Hysen Hamit Bajrami |
Gryka e Llapushnikut |
€4,783 |
28 |
34972 |
Mihrije Zhegrova |
Carraleva |
€1,886 |
29 |
271379 |
Emin Xhata |
Nuhi Berisha |
€3,589 |
30 |
90026444 |
Emin Xhata |
Nuhi Berisha |
€2,772 |
31 |
33642 |
Muharrem Ramadani |
Jakup Ferri |
€4,989 |
32 |
37083 |
Halit Zenel Jashari |
Gryka e Llapushnikut |
€2,531 |
33 |
271153 |
Gani Beshir Krasniqi |
Kolovicë |
€14,676 |
34 |
206613 |
Shyqri Berisha |
Llukar |
€4,798 |
35 |
64164 |
Haki Berisha |
Llukar |
€4,216 |
Borxhi Total |
€170,889 |