Kryeshefi Ekzekutiv i KEK sh.a., Z. Gramos Hashani mori pjesë si panelist në Panelin e CEO-ve në Konferencën e 3-të CIGRE Kosovë 2025, me temën:
“Sfidat e Sektorit të Energjisë në Integrimin e Burimeve të Ripërtëritshme – Perspektiva e CEO-ve”
Në këtë diskutim të nivelit të lartë, z. Gramos Hashani ndau me pjesëmarrësit vizionin strategjik të KEK për tranzicionin energjetik, përvojat nga transformimi i brendshëm i korporatës, si dhe sfidat që përballet sektori në kalimin drejt energjisë së pastër – duke theksuar rëndësinë e modernizimit të njësive ekzistuese gjeneruese, për të garantuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë e furnizimit me energji elektrike gjatë këtij procesi të domosdoshëm transformues.
🔹 Theksoi rolin kyç të KEK në mbështetjen e sistemit energjetik të vendit përmes:
• Projekteve të mëdha diellore si Solar4Kosovo – 100 MW,
• Modernizimit të termocentraleve ekzistuese për përputhje me standardet mjedisore,
• Investimit në kapitalin njerëzor dhe dijen, përmes Qendrës së Trajnimeve.
Në fjalën e tij, z. Hashani u shpreh:
“Tranzicioni energjetik është sfida dhe mundësia e dekadës. KEK ka filluar rrugën drejt energjisë së gjelbër, duke investuar në projekte konkrete dhe duke fuqizuar burimet tona njerëzore për një të ardhme të qëndrueshme.”

🔹 Lidership me vizion. Tranzicion me veprim.
🔹 KEK – Energjia që Ndërton të Ardhmen!