KEK sh.a. sqaron se kërkesa e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) nuk është që t’i mbështesë kërkesat individuale të ndonjë individi, por që të hiqet krejtëesisht kategoria A+. Kjo nënkupton se një individ si Agim Shahini në vend që t’i mbrojë interesat e biznesit, ashtu siç pretendon, ka bërë të kundërtën, ka goditur interesat e bizneseve. KEK sh.a. kishte filluar zabtimin e kategorisë A+ për t;i furnizuar bizneset 24:00 me energji elektrike, duke marrë përsipër vetëm obligime pa patur asnjë përfitim. Qëllimi i vetëm ishte të mbështeteshin bizneset, pasi për një numër të tyre energjia elektrike është jetike. Ndërsa, individ si Agim Shahini duke luajtur rol krejtësisht destruktiv, ia arritën që t’ia heqin këtë privilegj bizneseve për interesa personale si faktorizimi i tij personal në kurriz të bizneseve dhe qëllime tjera. Madje, AKB e udhëhequr nga Shahini ka shkurtuar kërkesën e ZRrE-së duke ia përshtatur interesave të veta, në vend që t’u kërkonte falje bizneseve për heqjen e privilegjeve në furnizim me energji elektrike. Në komunikatën drejtuar medieve, AKB ka hequr krejtësisht pjesën ku thuhet se
“ Duke u bazuar në kompetencat të përcaktuara me Ligjin mbi Rregullatorin për Energji dhe duke marrë parasysh dispozitat e nenit 4.4 të Rregullës për Kushtet e Përgjithshme për Furnizim me Energji (RrKPFE), ZRRE kërkon nga KEK-u që ta ndërpresë zbatimin e Rregullave për Konsumatorët me Prioritet të KEK-ut”
Pra, KEK-u do të veprojë në përputhje të plotë me kërkesën e ZRrE-së siq edhe e ka obligim, por në këtë situatë do të pësojnë vetëm bizneset.