Rregullohen prishjet në rajonin e Dukagjinit

KEK njofton se falë angazhimit maksimal të punëtorëve të KEK-ut, pjesa dërrmuese e prishjeve tashmë janë rregulluar në rajonin e Dukagjinit. Në Distriktin e Gjakovës janë pa energji elektrike vetëm 13 konsumatorë dhe në Distriktin e Pejës, përkatësisht në nëndistriktin e Deçanit rreth 500 konsumatorë. Ekipet janë duke punuar që edhe këtyre konsumatorëve t’u kthehet energjia elektrike në kohën më të shkurtër të mundshme. Prishjet ishin shkaktuar nga moti i ...

Punëtorët e KEK-ut sanojnë qindra prishje në rajonin e Dukagjinit

Punëtorët e KEK-ut kanë arritur të sanojnë qindra prishje në rajonin e Dukagjinit, të shkaktuara si pasojë e të reshurave të ditëve të fundit, pra motit të lig. Punëtorët kanë punuar edhe me orar të zgjatur deri në orët e vona të mbrëmjes (shih fotot ku ilustrohet intervenimi i tyre edhe me pamje), edhe gjatë vikendit, duke mos e kursyer veten e tyre dhe përkundër kushteve atmosferike, kushteve të rënda të terrenit pas shkrirjes së borës dhe konfiguracion...

Dhjetëra punëtorë të KEK-ut dhuruan gjak

Dhjetëra punëtorë të KEK-ut dhuruan gjak
Dhjetëra punëtorë të KEK-ut kanë dhuruar gjak të martën, me 15.01.2013. Dhurimi i gjakut është organizuar në objektin e Elektrokosovës në bashkëpunim të korporatës me Qendrën Kombëtare për Transfuzion të Gjakut. Ky aksion human është organizuar për herë të tretë me radhë dhe mesi i muajit janar është tashmë kohë tradicionale kur administrata qendrore e KEK-ut dhuron gjak. Zyrtarët nga Qendra e Transfuzionit janë ndarë mjaft të kënaqur nga aksioni. “ KEK v...

Nga digjitalizimi fitojnë të gjithë

Ditëve të fundit është vërejtur një brenge e shtuar e konsumatorëve dhe ankesa duke përfshirë edhe pasimin në mediume të ndryshme rreth orëve digjitale dhe dëmtimit të supozuar të konsumatorëve. Me këtë rast, KEK dëshiron të sqarojë për publikun se këto konstatime dhe brenga janë të pa nevojshme. Orët digjitale janë fjala e fundit e teknologjisë, përderisa ne jetojmë në epokën digjitale. Nga digjitalizimi ka përfituar secili vend që e ka implementuar një s...

Sqarim

KEK sh.a. sqaron se teksti i botuar të shtunën, me 12.01.2013 në gazetën “Zëri” me titullin “Gjukaj s’faturon rrymë në vendlindje” përmban në vete pasaktësi që e dezinformojnë opinionin. Madje, teksti ka kundërthënie në vetvete, çka bën që këto akuza të jenë të qëllimshme. Gazetës “Zëri” i është thënë qartë që energjia elektrike po faturohet edhe në këtë komunë, për çka është cituar KEK-u zyrtarisht, ndërsa gazeta përmes burimeve anonime konstaton të ku...

Sqarim ndaj shkrimit të gazetës “Zeri”

KEK sh.a. sqaron se teksti i botuar të premten, më 04.01.2013 në gazetën “Zëri” me titullin “3 milionë euro për tregtarët serbë të energjisë”, nuk është thënë e vërteta. Pasaktësitë nisin qysh në titull dhe nëntitull. Korporata edhe një herë sqaron se kompania GEN-i nuk është kompani serbe, por sllovene (gjeni bashkangjitur komunikatën e dërguar nga kjo kompani javë më parë për mediat kosovare) dhe se nuk e ka shpërblyer askënd siç konstaton gazeta në f...

KEK shpërndau 350 dhurata për nxënësit në Fushë Kosovë dhe Kastriot

KEK shpërndau 350 dhurata për nxënësit në Fushë Kosovë dhe Kastriot
KEK sh.a. njofton se ka shpërndarë 350 pako me dhurata për nxënësit e Fushë Kosovës dhe Kastriotit. Punëtorët e korporatës kanë sjellë atmosferën festive të fundvitit fillimisht tek nxënësit e shkollës fillore në Lismir të Fushë Kosovës ku janë shpërndarë 160 dhurata pastaj në Mazgit të Ulët të Kastriotit ku janë shpërndarë 190 dhurata të tjera. Shpërndarja është bërë afër lokacioneve ku operon korporata. Udhëheqësit e shkollës janë ndarë mjaft të kënaq...

U inaugurua Trafostacioni Prishtina 7

U inaugurua Trafostacioni Prishtina 7
KEK ka lëshuar në punë një aset të rëndësishëm të sistemit të shpërndarjes, nënstacionin Prishtina 7. Rëndësia e këtij projekti rritet kur kihet parasysh se një pjesë e konsiderueshme e banorëve dhe bizneseve të kryeqytetit do të kenë shërbime shumë më kualitative. Ky zgjerim është bërë në pjesën jugore të Prishtinës, pasi kjo zonë është populluar shumë paslufte, duke qenë pjesa më shtimin më të lartë të banorëve në nivel vendi. “Ju mund ta shihni se...

Moti i ligë me të reshura dhe erë të fortë shkaktoi shume prishje në rrjetin e shpërndarjes

KEK sh.a. njofton se era e fortë  dhe të reshurat e borës kanë shkaktuar shume prishje në Rrjetin e Shpërndarje së energjisë elektrike anë e kënd vendit. Prishje janë shkaktuar në të gjitha distriktet. Në Shtërcë është jashtë pune linja 35 kV për shkak të thyrjes së një shtylle.  Ekipet e KEK-ut janë në terren dhe  janë të përkushtuar që t'i evitojnë të gjitha këto prishje të shkaktuara nga moti i ligë. Daljet 10 kV që janë në prishje nga ora 18:00: ...

Janë sanuar shumica e prishjeve

KEK sh.a. njofton se ekipet e korporatës kanë arritur t’i sanojnë 40 prishje vetëm pasditen dhe mbrëmjen e ditës së djeshme. Evitimi i këtyre prishjeve në afat rekord është bërë për shkak të angazhimit maksimal të ekipeve në terren, të cilët nuk kanë kursyer asgjë nga vetja e tyre vetëm që konsumatorëve t’i kthehet energjia elektrike. Prishjet kishin ndodhur si pasojë e erës së fortë që mbizotëroi dje. Nga data e djeshme kanë mbetur të rregullohen vetëm dy...