KEK sh.a. njofton se era e fortë  dhe të reshurat e borës kanë shkaktuar shume prishje në Rrjetin e Shpërndarje së energjisë elektrike anë e kënd vendit. Prishje janë shkaktuar në të gjitha distriktet. Në Shtërcë është jashtë pune linja 35 kV për shkak të thyrjes së një shtylle.  Ekipet e KEK-ut janë në terren dhe  janë të përkushtuar që t’i evitojnë të gjitha këto prishje të shkaktuara nga moti i ligë.

Daljet 10 kV që janë në prishje nga ora 18:00:

Distrikti i Mitrovicës: 1 dalje 10 kV;

Distrkti I Prishtinës: 5 dalje 10kV;

Distrikti i Prizrenit: 2 dalje  10 kV;

Distrikti  Ferizajt :6 dalje 10kV dhe TS 35kV Shtërpca me 8 dalje 10kV;

Distrikti i Pejës; 13 dalje 10 kV dhe LP 35 kv Fabrika e Akumulatorëve.

Jashtë funksionit janë  gjithsej 36 dalje 10kV.

KEK sh.a. njofton se ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të shpërndarjes janë në gatishmëri të plotë dhe pritet që prishjet të eliminohen sa më pare që të jetë e mundur.