fushatqymyrore

Miniera “KOSOVA” – Hade, Obiliq

Shfrytëzimi i qymyrit (linjitit) nga baseni i Kosovës me metodën nëntokësore (hapje e puseve, galerive dhe objekteve të tjera të zgafelles), ka filluar në fshatin Hade, Komuna e Obiliqit, në vitin 1922. Prodhimi fillestar në këtë vit ka qenë simbolik me gjithsej 1700t/vit. Fillimisht, prodhimi i qymyrit dhe kapacitetet energjetike janë shfrytëzuar kryesisht për kërkesat e minierës së Trepçës, kurse në vitet e mëvonshëm duke u zhvilluar miniera janë rritur edhe kapacitetet prodhuese ashtu që në vitin 1948 shënohet prodhimi prej 250.000t/vit.
Shfrytëzimi i qymyrit në këtë minierë ka përfunduar në vitin 1966 kur edhe është djegur objekti i separacionit. Në këtë minierë gjithsejtë janë shfrytëzuar 6.396.434t qymyr.

Miniera “DARDHISHTË” – Dardhishtë, Obiliq

Në këtë minierë shfrytëzimi i qymyrit ka filluar në vitin 1948 me kapacitet fillestar prej 4899t. në vit. Kapaciteti maksimal është arritur në vitin 1955 prej 222.156t/vit. Në këtë miniere gjithsej janë prodhuar 2.921.215t.

Miniera nëntokësore “SIBOVC” – Obiliq

Shfrytëzimi i qymyrit në këtë minierë ka filluar në vitin 1956. Kapaciteti fillestar ka qenë 22.400t qymyr në vit. Kapaciteti maksimal ka arritur në vitin 1956 me 74219t. Shfrytëzimi i qymyrit në këtë minierë ka përfunduar në vitin 1958. Në këtë minierë janë prodhuar gjithsej 255.117t qymyr.

Miniera “ZGAFELLA E RE” në Mirash, Obiliq

Në këtë minierë shfrytëzimi i qymyrit ka filluar në vitin 1955 dhe ka zgjatur vetëm 2 vite, deri në vitin 1956 për shkak të fillimit të hapjes së Minierës sipërfaqësore në Mirash. Kapaciteti fillestar ka qenë 26.496t në vit. Në vitin 1956 janë prodhuar 63.658t. Në këtë minierë gjithsej janë shfrytëzuar 90.127t qymyr.

Miniera nëntokësore “BABUSH I MUHAXHEREVE” Lipjan

Në këtë minierë shfrytëzimi i qymyrit ka filluar në vitin 1955. Kapaciteti fillestar ka qenë 700t . Shfrytëzimi i qymyrit në ketë minierë është bërë deri në vitin 1993.