KEK sh.a. njofton se ekipet e korporatës kanë arritur t’i sanojnë 40 prishje vetëm pasditen dhe mbrëmjen e ditës së djeshme. Evitimi i këtyre prishjeve në afat rekord është bërë për shkak të angazhimit maksimal të ekipeve në terren, të cilët nuk kanë kursyer asgjë nga vetja e tyre vetëm që konsumatorëve t’i kthehet energjia elektrike. Prishjet kishin ndodhur si pasojë e erës së fortë që mbizotëroi dje. Nga data e djeshme kanë mbetur të rregullohen vetëm dy prishje në Distriktin e Pejës. Ndërkohë, sot janë paraqitur edhe disa prishje si pasojë e erës kryesisht në rajonin e Dukagjinit. Ekipet janë sërish në terren dhe janë të përkushtuara t’i sanojnë këto prishje në kohën më të shkurtër të mundshme.
Daljet 10 kV (kilovolt) që janë në prishje deri në ora 10:00:
Distrikti i Pejës:
Dalja 10kV Kastrati (NS 110/10 kV Peja 2) është jashtë pune nga ora 07:12;
Dalja 10kV Bletaria (NS 35/10 kV Isniqi) është jashtë pune nga ora 10:08, më 29.11.2012;
Dalja 10kV Prapaqani (NS 110/10 kV Deçani) është jashtë pune nga ora 05:53 dhe
Dalja 10kV Dubrave-Rakosh (NS 110/10 kV Istogu) është jashte pune nga ora 20:29, më 29.11.
Distrikti i Gjakovës:
Dalja 10kV Bellanica (NS 35/10 kV Malisheva) është jashtë pune nga ora 00:55.
Dalja 10kV Carralluka (NS 35/10 kV Malisheva) është jashtë pune nga ora 08:40.
Dalja 10kV Ura e Terzive (NS 110/10 kV Gjakova 2) është jashtë pune nga ora 04:25.
Distrikti i Prizrenit:
Dalja 10kV Randobrave (NS 35/10 kV Pirana) është jashtë pune nga ora 00:55.