KEK sh.a. njofton publikun që sot më datë 18 prill 2011 në premisat e ndërtesës së Korporatës është nënshkruar Marrëveshja e re për furnizim me energji elektrike të Ferronikelit nga ana e Korporatës.
Të dy palët janë shprehur të kënaqur me kontratën e re dhe janë zotuar për avancimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit.
Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtori Menaxhues i KEK sh.a., Arben Gjukaj dhe Drejtori Menaxhues i Ferronikelit, Ioannis Gaitanos. Me këtë rast, Arben Gjukaj u shpreh se kjo Marrëveshje shënon një fillim të ri të bashkëpunimit në mes të dy kompanive. “Korporata do të ofrojë shërbime cilësore dhe bashkëpunim të avancuar për konsumatorin e privilegjuar”, shprehu zotimin e KEK-ut, z. Gjukaj. Edhe Drejtori i Ferronikelit Gaitanos u shprehë i kënaqur me fillimin e ri të bashkëpunimit, duke siguruar bashkëpunim të ngushtë me Korporatën në vijim.
Marrëveshja e nënshkruar do të hyjë në fuqi në mesnatën pas të hënës, nga data 19 prill 2011, kur edhe do të fillojë faturimi i konsumatorit të nivelit 220kV (kilovolt) sipas tarifave të reja. Tarifat që do të aplikohen për këtë konsumatorë janë ato të aprovuara nga Zyra e Rregullatorit për Energji për konsumatorët e nivelit 220kV, në tarifat që kanë hyrë në fuqi në takimin e fundit të Bordit të ZRrE-së të mbajtur javën e kaluar. (Për çmimin konkret shih tarifat e miratuara nga ZRrE)