KEK sh..a.  ka vazhduar aksionin e shkyçjes së borxhlinjve të mëdhenj. Fokusi të hënën ka qënë tek borxhlinjtë e mëdhenj në qytetin e Vushtrrisë. Në aksion kanë asistuar edhe forcat speciale të Policisë së Kosovës dhe mediat. Aksioni ka patur rrjedhë normale, për çka KEK sh.a. ka falënderim të veçantë për policinë dhe mediat.

Gjithsejt vetëm në komunën e Vushtrrisë të hënën janë shkyçur 58 borxhlinj të mëdhenj. Prej tyre, 20 borxhlinjët e mëdhenj me borxhet më të larta të shkyçur janë:

Emri                 Borxhi

Brahim Sokoli       7288.18 euro

Shaip Pantina       6147.45 euro

Halim Shatrolli     2439.34 euro

Haki Shatrolli      4006.92 euro

Bedri Uka           3108.69 euro

Dushan Trifunoviq    5327.34 euro

Zdravko Mitiq        308.84 euro

Hasan Begishi        6579.47 euro

Rade Trifunoviq      2789.17 euro

Hamit Rrustemi       3359.97 euro

Agim Osmani          3389.92 euro

Enver Berisha        5924.22 euro

Ram Krasniqi         1586.63 euro

Jeta impex           12323.00 euro

Arif Parduzi         6899.00 euro

Mehdi Pllana         4053.00 euro

Islam Muzaqi         6027.67 euro

Nuhi Ferizi          5991.04 euro

Pos qytetit të Vushtrrisë, aksione të ngjashme janë organizuar anekënd Kosovës, si në Pejë, Prishtinë etj.

Aksioni i KEK-ut me fokus kryesor shkyçjen e borxhlinjve të mëdhenj ka nisur në fillim të këtij viti dhe do të vazhdojë deri në shkyçjen e konsumatorit të fundit me borxh. Por, KEK paralelisht ka vazhduar edhe shkyçjen e konsumatorëve tjerë që hezitojnë t’i paguajnë faturat e tyre, pavarësisht nivelit të borxhit, me përjashtim borxhlinjtë me fatura të fundit. Në një situatë të tillë, KEK sh.a. apelon fuqishëm tek të gjithë konsumatorët t’i kryejnë obligimet karshi korporatës si rruga e vetme që mundëson furnizim pa ndërprerje me energji elektrike.