KfW ka shpallur tenderin për shërbime konsulente për zhvillimin e projektit fotovoltaik i cili planifikohet të ndërtohet në ish deponinë e hirit të TC-A-së në KEK
Sipas njoftimit të KfW, konsulentët e pavarur të kualifikuar ftohen të paraqesin dokumentet për para kualifikim për shërbime konsulente për zbatimin e projektit fotovoltaik.

Projekti përfshin:

1) Rivitalizimi i deponive të hirit prej përafërsisht 150 ha në afërsi të termocentralit Kosova A dhe deponisë së mbeturinave “Dragodan.”,

2) Ndërtimi i termocentralit diellor FV deri në 100 MW me prodhim energjie elektrike rreth 145 GWh në vit,

3) Mundësisht, instalimi i një sistemi plotësues magazinimi prej rreth 50 MWh ngrohje dhe/ose energji elektrike.

Shërbimet konsulente pritet të ofrojnë ekspertizë në përgatitjen e konceptit, tenderimit, inxhinierinë, koston, cilësinë dhe ndërtimin dhe mbikëqyrjen e vënies në punë për të siguruar zbatimin e projektit në lidhje me kohën.

Konsulenti do të përmbushë rolin e një Inxhinieri FIDIC (Libri i Verdhë FIDIC).

Afati i fundit për aplikim është 7 tetor 2022.

Për të parë shpalljen zyrtare nga Agjencia e zhvillimit ekonomik të Republikës Federale të Gjermanisë, Germany Trade & Invest (GTAI):

klikoni në linkun