Si rezultat i një angazhimi të jashtëzakonshëm të punëtorëve, duke tejkaluar te gjitha normat e parapara teknike, te gjitha punët rreth aftësimit te njësisë gjeneruese A4 kane përfunduar me sukses, brenda 24 orëve nga ndalja e saj. Si rrjedhojë njësia A4, ne orët e hershme te mëngjesit sot, është lëshuar ne pune te rregullte. Ne këtë moment, KEK është duke prodhuar deri 650 MWh/h nga dy njësi te Kosovës B dhe një njësi te Kosovës A, qe sipas informatave qe kemi mjaftojnë për mbulimin e kërkesave e konsumit vendor . Me tej, ne baze te dinamikes se shtuar te punimeve, pritet qe deri te hënën edhe një njësi e Kosovës A te jete ne prodhim. Përkundër faktit se stabilimentet e trashëguara janë shume komplekse dhe vështirë te parashikueshme për sa i përket proceseve te operimit, fale përkushtimit te punëtorëve dhe ndryshimit te konceptit menaxherial, KEK dëshmoi edhe njëherë seriozitetin dhe përgjegjshmërinë ne eliminimin e problemeve ne afat rekord. Si rrjedhim, perkunder sfidave te nderlidhura me jetegjatesine e njesive me te cilat eshte duke operuar, fale perkushtimit te punetorve dhe menaxhimit efikas, KEK arrin qe ne afat rekord te aftesoi njesite te prodhojn konform planit. Per me tepër, edhe kete vit KEK eshte duke vazhduar me trendin pozitiv te prodhimit, ku gjate periudhës se gjysmës se 2015, mbi nivelin e planifikuar te prodhimit, dhe ka tejkaluar nivelin e kërkesave te konsumatorëve te vendit për energji elektrike. Ne këtë vije, ashtu sikur qe vepron KEK-u, shpresojmë se secila palë e ndërlidhur me sektorin e energjisë, duke përfshirë edhe bartësin e licencës se furnizuesit publik, qe menaxhon me import dhe eksport te energjisë te beje përpjekje, qe te kryej funksionin e vet qe ka dhe te marr përgjegjësitë qe i takojnë sipas autorizimeve dhe licencës.