Invalid Displayed Gallery
Divizioni i Gjenerimit të Energjisë përbëhet nga termocentralet "Kosova A", "Kosova B" dhe Seperimet Kimike, që janë të vendosura në rrethinën e Kastriotit, që gjenden rreth 8 km larg Prishtinës, kryeqytetit të Republikës së Kosovës.
Termocentrali "Kosova A" përbëhet nga pesë blloqe punuese të njohura si A1, A2, A3, A4 dhe A5. Blloku A1 i këtij termocentrali është lëshuar në punë në vitin 1962 me fuqi prej 65MW; A2 në vitin 1965 me fuqi prej 125MW; A3 në vitin 1970 me fuqi 200MW; A4 në vitin 1971 me fuqi 200MW dhe A5 në vitin 1975 me fuqi prej 210MW. Blloqet A3, A4 dhe A5 janë funksional. Sipas planit aktual në prodhim përdoren dy blloqe, kurse njëri prej tyre është rezervë “e nxehtë “ për shkak te gatishmërisë se tyre të ulët, që është pasojë e vjetërsisë së tyre. Blloqet A1 dhe A2 janë jashtë pune, pa status të definuar, dhe sipas planeve aktuale ato do të mbesin kështu deri në fund, kur pritet të bëhet dekomisionimi i tyre së bashku me njësitë tjera.
Prodhimi vjetor i energjisë elektrike nga TC Kosova A është rreth 1500GWh.