Invalid Displayed Gallery
Divizioni i Termocentralit "Kosova B" përbëhet nga dy njësi gjeneruese të njohura si njësia B1 dhe B2. Projekti dhe dizajni i këtij termocentrali është bërë nga një kompani Europiane që në atë kohe quhej “STEIN INDUSTRIE”. Pajisjet kryesore të këtij termocentrali janë të prodhuara po ashtu nga kompani të njohura evropiane:
- Gjeneratori i avullit (Kaldaja) është prodhuar nga kompania “STEIN INDUSTRIE” me karakteristikat e mëposhtme:
• Prodhim të avullit 1000 t/h me presion prej 186 kg/cm²
• Presioni i dizajnuar 226 kg/cm²
• Temperatura e avullit të tejnxehtë 542°C
• Temperatura e avullit të ri-tejnxehtë 542°C
- Turbogjeneratori (Turbina) nga kompania “MAN” që sot është transferuar në ALSTOM GmBH.
- Gjeneratori elektrik nga kompania ALSTOM POWER SERVICE nga Franca.
- Sistemi i kontrollit dhe komandës (DCS - P320) është nga kompania ALSTOM POWER SERVICE nga Franca.
Njësia e parë (B1) e këtij termocentrali është lëshuar në punë më 10.09.1983 me fuqi prej 339 MW.
Ndërsa, njësia e dytë (B2) e këtij termocentrali është lëshuar në punë më 14.07.1984 me fuqi prej 339 MW.
Të dyja njësitë janë funksionale dhe kanë një disponueshmëri vjetore në vlerë prej 85%. Secila nga këto njësi viteve të fundit operon me më shumë se 7200 orë pune brenda një viti.
Me investimet që janë bërë gjatë dekadës së fundit dhe që vazhdimisht janë duke u bërë në këtë termocentral, është përmirësuar dukshëm gjendja e njësive me ç’rast janë zvogëluar në masë të madhe ndërprerjet e pa planifikuara. Të dy njësitë janë në një gatishmëri të lartë teknike, kundrejt faktit se kanë një vjetërsi prej më shumë se 30 vitesh.
Nga viti 2005 e deri në vitin 2015 ky termocentral mesatarisht prodhimin vjetor në gjenerator e ka rreth 3.750.000 MW. Viti 2013 është viti ku ky termocentral ka arritur prodhim rekord në historinë e tij që nga fillimi i operimit, vlera e arritur është 4.196.314 MW.