Banorët e Kastriotit, Fushë Kosovës dhe Prishtinës mund të marrin frymë më lirshëm në vjeshtën e vitit 2012. Kjo do të arrihet falë vendimit të KEK-ut për të investuar në një zgjidhje të realizueshme në aspektin teknik dhe të përballueshme financiarisht, në mënyrë që të zvogëlohet sasia e pluhurit të cilën aktualisht e liron Termocentrali A.
Për momentin, emetimi i pluhurit nga Termocentrali Kosova A është mjaftë i lartë: rreth 900mg/Nm³, në total një v...
KEK sh.a. reagon ashpër ndaj deklaratave të pamatura të kryetarit të Aleancës Kosovare të Biznesit, z. Agim Shahini. Korporata e konsideron të pamoralshëm konstatimin e z. Shahini se gjoja KEK-u po e pengojka përparimin e bizneseve pas masave të reciprocitetit.
Z. Shahini e quan të çuditshme faktin se KEK-u lejon në daljet ku janë kyçur bizneset humbje komerciale deri në 1 për qind dhe kërkon ndryshimin. KEK sh.a. i përkujton z. Shahini se humbjet komer...
KEK sh.a. apelon tek konsumatorët që të kursejnë maksimalisht energjinë elektrike. Për shkak të rritjes së temperaturave ka pasur edhe rritje të menjëhershme të konsumit që në pik shkon në afro 750 megavatë/orë. Kjo ka sjell deri tek vështirësitë në furnizim me energji elektrike, përkundër faktit se KEK ka rritur importin deri në 180 megavatë/orë. Në një situatë të tillë kursimi është i domosdoshëm në mënyrë që të mos përkeqësohet gjendja edhe më tepër.
...
KEK-u ka filluar përgatitjet për sezonin e dimrit 2011-12 respektivisht mirëmbajtjen e planifikuar në njërën prej dy njësive të termocentralit Kosova B.
Mirëmbajtja do të bëhet gjatë periudhës 9 shtator deri 28 nëntor 2011 dhe njësia në fjalë do të ndalet përkohësisht gjatë kësaj periudhe. Kryerja e kësaj mirëmbajtje do të sigurojë që KEK-u të ketë më shumë furnizim të qëndrueshëm të energjisë elektrike gjatë muajve të dimrit. Gjatë periudhës së planifi...
KEK-u dëshiron të kontestojë komentet e fundit të bëra nga Oliver Ivanovic (nga Ministria Serbe për Kosovë), të cilat ishin paraqitur në uebfaqen www.english.albeu.com. Në këtë artikull, Z. Ivanovic gabimisht thekson se konsumatorët në Kosovën Veriore po furnizohen me energji elektrike nga Kompania Elektroenergjetike e Shtetit Serb - EPS. Në realitet, KEK-u është i vetmi entitet që është duke furnizuar pjesën përtej lumit Iber me energji elektrike. Për më...
I nderuari ministër i Zhvillimit Ekonomik z. Beqaj,i nderuar kryetar i komunës Z.Xhemajli të nderuar koleg, përfaqësues të medias, të nderuar pjesëmarrës,
Viteve të fundit KEK sh.a. ka pasur rritje të vazhdueshme të inkasimit, sikurse rritje në të gjithë sektorët tjerë. Korporata u takon të gjithë qytetarëve të vendit, menaxhmenti i saj dhe punëtorët po bëjnë maksimumin të veprojnë si të tillë. Pra, të ketë investime dhe ato të jenë të prekshme për të g...
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) përkujton te gjithë konsumatorët e saj se ajo vepron si një kompani komerciale dhe qeveriset në bazë të ligjeve të aplikueshme në Republikën e Kosovës dhe është subjekt i rregullimit ekonomik nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë. Prandaj KEK-u është i obliguar dhe i trajton njëjtë të gjithë klientët e tij dheTË GJITHË konsumatorët duhet të paguajnë për energjinë elektrike të shpenzuar pa përjashtime. Kjo do të thotë
Drejtori Ekzekutiv në Bankën Botërore, z. Konstandin Huber gjatë vizitës që i ka bërë këto ditë Kosovës ka vizituar edhe KEK-un. Z. Huber, i shoqëruar nga Drejtori Menaxhues i KEK-ut, z. Arben Gjukaj ka vizituar të premten asetet e korporatës në termocentrale dhe në miniera. “Jam i kënaqur me përparimin që është arritur në prodhimin e energjisë elektrike. Shpreh mbështetjen time të plotë dhe të institucionit që përfaqësoj në mbështetje të KEK-ut në veçanti...
KEK sh.a. është thellësisht i indinjuar me mënyrën e paraqitjes së korporatës në anketat e UNDP-së. Sipas këtij programi KEK del gjithnjë në krye të perceptimeve për korrupsion. Realiteti i perceptimeve për korrupsion është komplet i kundërt me atë që e konstaton UNDP. Sipas anketimeve të bëra nga operatori i pavarur, rreth perceptimeve për korrupsion, të bëra me 2600 respondentë, të ndarë në dy faza në periudha të ndryshme kohore, ku janë përfshirë qyteta...
Dy subjekte të palicencuara, të cilat nuk janë të regjistruara si kompani në Kosovë, përkatësisht “Elektrokosmet” dhe “Elektroprivreda Srbije” (EPS) janë duke operuar në mënyrë të paligjshme në zonat në veri të lumit Ibër. Provat e mbledhura nga KEK-u tregojnë qartë se Elektrokosmeti dhe Elektroprivreda Srbije, me mbështetjen e Elektromreža Srbije (EMS), së bashku janë duke realizuar aktivitetet e një operatori të sistemit të distribucionit të energjisë el...